Ziza: Nuk e vrava une Cengen
Tirane- Shpetim Ziza i akuzuar per abuzime homoseksuale dhe me pas per vrasjen e 10 vjecarit Bekim Cengo, eshte denuar dje nga Gjykata e Apelit me burgim perjete. Togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Raman Qinami, kane vendosur dje te lene ne fuqi vendimin e dhene pak muaj me pare nga Gjykata e Dibres. Perpara gjykates vete Ziza deklaroi se nuk e ka kryer ai krimin. "Dua te perballohem me Ermal Shulkun, ai e ka vrare femijen me doreza plastike. Mua me vuri pistoleten ne koke dhe me tha qe ta pranoja krimin. Kisha frike se mos me vriste ai ose shoket e tij, nese nuk deklaroja sic me thane", ka treguar dje para gjykates i pandehuri Shpetim Ziza. Nga ana tjeter avokati mbrojtes, i ka kerkuar gjykates qe te kryheshin edhe disa ekspertiza ADN-je, per disa njolla gjaku qe ishin gjetur tek viktima, pasi keto te fundit do te hidhnin drite per zbardhjen e plote te ngjarjes. Prokurori i ceshtjes i kerkoi dje gjykates, lenien ne fuqi te vendimit te dhene nga ana e Gjykates se Dibres. Sipas prokurorit me daten 24 tetor te vitit 2007, Ylli Cengo ka bere nje padi ne komisarit per humbjen e djalit te tij, Bekim Cenges, ndersa ne daten 27 tetor te vitit 2007 eshte gjetur trupi pajete i tij. Prokurori shpjegoi se ne daten 23 tetor, viktima ka qene duke u kthyer nga shkolla, kur eshte ndalur nga i pandehuri Shpetim Ziza. Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri i kishte kerkuar qe te shkonte ne banesen e tij dhe pasi te linte canten e shkolles, te zbriste serish poshte dhe te luanin bashke. Viktima pasi eshte kthyer poshte ka shkuar se bashku me Zizen, kishin shkuar prane nje ferre ku kishte strehen Ziza. Aty, sipas akuzes, i pandehuri i ka kerkuar qe te kryenin marredhenie homoseksuale bashke, por viktima nuk kishte pranuar. Nga hetimet ka rezultuar se Ziza, e ka kapur me dhune te miturin dhe me pas ka kryer me te marredhenie. 10-vjecari pas te bertiturave i ka kerkuar te pandehurit qe ta linte. Prokurori shpjegoi se Ziza, i ka kerkuar te miturit qe te mos tregonte, por duke mos pasur besim te 10-vjecari, Ziza kishte hequr lidhesen e kepuceve te tij dhe te atleteve te Cenges, ku me pas e ka mbytur. Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se 10-vjecari kishte vdekur nga asfiksia mekanike. Prokurori sqaroi se i pandehuri, akuzohet per veprat penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese", "marredhenie seksuale apo homoseksuale" dhe "armembajtje pa leje".
"Ziza nuk eshte i pergjegjshem para ligjit"
Avokati mbrojtes i kerkoi dje gjykates se Apelit, rishqyrtimin e ceshtjes serish ne Gjykaten e Dibres nga nje tjeter trup gjykues. Sipas mbrojtesit Islam Llapi, Shpetim Ziza eshte me prapambetje mendore, si dhe vuante nga epilepsia psikomotore qe ne femijeri, dhe crregullime afektive qe prej disa vitesh. "Ziza nuk eshte i pergjegjshem para ligjit per veprat penale qe kryhen. Ai ka nevoje per mjekim te detyruar psikiatrik ambulator", ka argumentuar dje avokati Llapi. Me tej, ai i ka bere te ditur gjykates se nje tjeter shkelje e rende e rregullave procedurale eshte dhe fakti qe te njejtet gjyqtare, Kastriot Selita dhe Edmond Goga qe kane gjykuar ceshtjen e Shpetim Zizes, duke vendosur heqjen e zotesise se tij per te vepruar dhe caktimin e nje kujdestari te posacem. Sipas mbrojtesit kane qene serish keta gjyqtare te cilet kane gjykuar ceshtjen, ku me vendimin numer 57 te dates 3 maj te vitit te kaluar, kane denuar me burgim perjete te pandehurin. Ne fund mbrojtja ka argumentuar se kesaj ceshtjeje, i ka munguar nje vendim i drejte dhe i gjithanshem, duke lene pa u kryer veprime me rendesi te medha, te cilat mund te ndryshojne perfundimin e kesaj ceshtjeje.
Redinalda Caushaj