Prokuroria e Tiranës bën analizën 1-vjetore

Prokuroria e Tiranë ka bërë sot analizën e punës 1-vjeçare. Në fjalën e tij prokurori Sokol Malaj ka evidentuar një sërë problemesh dhe theksuar se problem mbetet pafajësia që jep gjykata në çështje të ndryshme gjyqësore .
Sipas Malaj problematike gjithashtu mbetet edhe rritja e numrit të procedimeve penale të cilat nuk kanë nisur akoma ndërsa theksoi se janë rritur edhe procedimet penale për pastrim parash.
Më tej Malaj ka theksuar se gjatë vitit 2010 janë regjistruar 8299 kallëzime në prokurorinë e Tiranë ndësa 6561 kallëzime janë bërë nga policia e shtetit dhe 11 kallëzime janë bërë nga ILDKP-ja.
Në analizën vjetore të policisë së Tiranës ka qënë e pranishme edhe prokurorja e përgjithshme Ina Rama.