Tiranë, gjykata pritet të japë sot masën për Agim Llupon
Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masën e sigurisë për gardistin Agim Llupo, i cili dyshohet se është një prejt autorëve të vrasjeve në demonstratën e 21 janarit.
Llupo, që është shefi i shtabit të njësisë speciale të Gardës se Republikës është ndalur dy ditë më parë nga policia pasi u morr në pyetje për ngjarjet e 21 janarit.
Një ditë më parë u ndalua edhe numri dy i gardës së republikës, Alfred Ahmetcenaj, mbi të cilin rëndon e njëjta akuzë.
Të dy gardistët e arrestuar rrezikojnë nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. Të paktën sipas nenit që ka përfshirë grupi hetimor, Agim Lupo dhe Alfred Ahmetcenaj kanë mbi supe akuzën më të rëndë atë të vrasjes në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave.