E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokuroria gjashte nen akuze per trafik armesh luftarake Kosove-Shqiperi

Dosja Babe e bir akuzohen se kane sjelle ne qytetin e Durresit arme te kalibrit te madh

Prokuroria e Krimeve te Renda ka perfunduar hetimet per gjashte persona te akuzuar per trafik te armeve nga Kosova ne Shqiperi. Nen akuze jane vene Xhelil dhe Bajram Sokoli babe e bir si dhe Altin Xhylati Erjon Spahiu Besnik Kryemadhi dhe Enver Voka. Nga veprimet e para hetimore provohet se shtetasit Xhelil Sokoli dhe Bajram Sokoli babe e bire ne harkun kohor prill-maj 2010 ne bashkepunim dhe me shtetas te tjere me origjine nga Rrethi i Hasit Kukes kane kryer aktivitet kriminal ne fushen e trafikut te armeve qe provohet se vinin nga Kosova e qe tregtoheshin ne tregun shqiptar. Nga pergjimi parandalues provohej se shtetasi Xhelil Sokoli permes lidhjeve te tij ne Kosove siguronte arme zjarri te llojit pistoleta te tipit Minibllow Zastava Ekol Tuna te cilat prej tij i jepeshin per tu tregtuar te pandehurit Bajram Sokolit ne qytetin e Durresit. Keto arme Bajrami i tregtonte ne qytetin e Durresit ne vleren nga 150-250 euro copa. Nga pergjimet telefonike eshte provuar gjithashtu fakti se keta persona kane tregtuar dhe arme te kalibrit me te madh vecanerisht pistoleta luftarake si dhe arme te tjera luftarake qe sigurohen ne tregun kosovar e qe me pas tregtohen ne Shqiperi vecanerisht ne qytetin dhe Rrethin e Durresit ku jetonte Bajram Sokoli. Hetimet kane provuar se me tregtimin e te gjitha armeve te siguruara nga Xhelil Sokoli ne Kosove eshte marre djali i tij. Ne datat 7 qershor 2010 eshte vene ne vezhgim subjekti Bajram Sokoli. Ne kete date ky shtetas eshte takuar tek lokal Gjermania me shtetasin A.K. banues ne plazhin e Durresit. Pas ketij takimi i pandehuri Bajram Sokoli me inicimin e A.K. eshte takuar ne plazhin e Durresit me dy persona. Nga interceptimi telefonik rezultonte se personat kerkonin per te siguruar nje arme zjarri. Nga vezhgimi eshte provuar se Bajram Sokoli i ka dhene nje pako nje shtetasi te cilen e ka futur ne automjet. Policia ka kontrolluar kete automjet dhe gjate kontrollit personal ne brez i eshte sekuestruar ketij shtetasi nje arme zjarri pistolete e llojit Beretta me nr. V772220 dhe EV 811732 me nje kreher me 4 fisheke. Ka vazhduar operacioni dhe policia ka bllokuar edhe nje mjet ndersa pronari eshte larguar duke lene edhe nje pistolete.

Me date 29 qershor te ketij viti Bajram Sokoli eshte ndaluar tek stacioni i autobusit lagjja Hekurudha ne plazhin e Durresit. Prane tij eshte afruar nje autoveture tip Golf 4 ngjyre gri me targa Durresi brenda se ciles ndodheshin tre djem te moshes 20-25-vjecare. Edhe ne kete rast ka ndodhur nje tregti armesh ku babe e bir i kane shitur djemve nj arme tip Zastava per 21000 leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›