E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi Qeveria smund te negocioje me Greqine per ujerat brenda nje viti

Kreu i PDU-se flet nga Fieri

Partia per Drejtesi dhe Unitetit u shpreh dje rreth qendrimit se qeveria shqiptare nuk ka te drejte te rinegocioje marreveshjen e ujerave mes Shqiperise dhe Greqise brenda nje viti nisur nga fakti se kete marreveshje e ka rrezuar Gjykata Kushtetuese. Ky qendrim u shpreh nga kryetari i kesaj partie njekohesisht deputeti Shpetim Idrizi ne nje takim qe zhvilloi me simpatizante te PDU-se ne Fier. Sipas Idrizit PDU e cila eshte nje parti qe perfaqesohet ne Parlament me dy deputete do ta mbroje kete ceshtje ne Kuvendin e Shqiperise. Pa dyshim ne kemi folur dhe mbajtur ceshtjen tone lart ne Parlamentin shqiptar ne kemi reaguar te paret duke kundershtuar marreveshjen e ujerave dhe asnje qeveri pas vendimit te Gjykates Kushtetuese nuk ka mandatin ta rinegocioje ate deklaroi Idrizi ne fjalen e tij. Por ky qendrim i PDU-se bie ne kundershtim me qendrimin e qeverise shqiptare. Pak dite me pare ne nje interviste per gazeten Shqip zevendesministrja e Jashtme Edit Harxhi theksoi se se shpejti marreveshja e ujerave mes dy vendeve do te rivendoset ne tryezen e punes ne te cilen do te marrin pjese sekretaret e pergjithshem te ministres se Jashtme te Shqiperise dhe te Greqise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›