E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Vlore e Cerrik kunder vendimeve te qeverise

Pushteti vendor

Vala e protestave te njesive vendore qe nisen dy dite me pare ne Tirane ka vazhduar dje me tubime ne Vlore dhe Cerrik. Shqetesimi per nismat e fundit ligjore te ndermarra nga qeveria ka nxitur pakenaqesi edhe te punonjesit e ketyre dy bashkive te drejtuar nga opozitare. Punonjesit e administrates lokale te mbeshtetur edhe nga aktiviste te opozites jane mbledhur dje paradite perpara institucioneve ku punojne.

Ne fjalen e tij para punonjesve te administrates se bashkise dhe institucioneve ne varesi te saj kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika tha se jane aktet me te fundit te cilat Sali Berisha kerkon ti bekoje me kartonin e shumices se tij parlamentare ato qe kane nxitur kete tubim. Nuk jane pak por kater nismat ligjore te shtetit te Sali Berishes te cilat synojne te rrenojne dhe te shkaterrojne totalisht financat e Bashkise se Vlores e bashke me to edhe sherbimet e investimet qe ne u ofrojme qytetareve tane tha Gjika. Sipas tij projekti i qeverise do te sjelle falimentimin e thuajse te gjitha bashkive te vendit sikurse tronditi thelle buxhetet e tyre me reformen e fundvitit te kaluar. Ne protesta u shpreh vendosmeria per te vazhduar pa asnje kompromis betejen me qeverine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›