Prokuroria heton shitjen e tokave ushtarake në Shëngjin dhe Gjadër

Habjon Hasani
Tiranë - Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa javë më parë, në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë, të gjitha dokumentet që lidhen me abuzimet që kanë ndodhur në “kthimin” e tokave në disa baza ushtarake. Bëhet fjalë për 15 hektarë tokë që gjendet pranë zonës së Gjadrit (ku është dhe aeroporti ushtarak) si dhe për 25 hektarë tokë që është përreth Portit të Shëngjinit. Ky informacion është konfirmuar nga burime të rezervuara pranë Prokurorisë së Tiranës të cilët shtuan se ,“ky sekuestrim është në kuadër të hetimit të disa rasteve problematike me trojet shtetërore në zona ku më parë kanë qenë baza ushtarake”. Mësohet se informacioni fillestar për kalimin e dyshimtë në pronësi private të këtyre trojeve prokurorisë i ka ardhur nga institucione shtetërore të specializuara. Prej disa javësh, prokuroria ka nisur hetimin ndërsa deri tani janë evidentuar vetëm “peshqit e vegjël” që lidhen me këtë histori.
Skema
Burime nga organi i akuzës janë treguar shumë të rezervuar në dhënien e detajeve lidhur me këtë hetim, ndërsa “Albania” ka mundur të mësojë se hetuesit kanë të dhëna të mbledhura në rrugë operative se pas personave të implikuar në kthimin e paligjshëm të këtyre trojeve mund të fshihen disa biznese të fuqishme ruse. “Skema e funksionimit në këtë kalim të paligjshëm pronësie është klasike. Këto troje, që së bashku shkojnë te 35 hektarë, janë pronë e pastër publike. Persona të interesuar kanë kryer procedura dhe kanë bërë një zinxhir falsifikimesh në disa institucione për të pretenduar pronësinë mbi tokën, e ç’është më e çuditshmja në një kohë rekord kjo pronësi u është njohur menjëherë atyre. Kërkesa për kthim të kësaj prone të pretenduar me dokumente false është bërë në fillim të vitit 2008, ndërsa në muajin gusht gjithçka ishte gati që këta persona ta kalonin në pronësi”, - janë shprehur burime të mirinformuara për çështjen brenda Prokurorisë së Tiranës.
Trojet
Ndërsa ka sekuestruar të dhënat për falsifikimet me trojet shtetërore-ushtarake pranë Gjadrit dhe Shëngjinit, prokuroria kishte nisur ndërkohë dhe hetimin për abuzime të ngjashme në disa zona të tjera të vendit. Kësisoj edhe këto dy raste janë bërë pjesë e “grupit të abuzimeve” që po hetohen intensivisht nga prokuroria përsa i takon falsifikimit qindra hektarë trojesh shtetërore dhe kalimit të tyre në pronësi private. Prokurorët aktualisht janë njohur vetëm me aktet e personave që kanë pretenduar se janë pronarë të këtyre terreneve ushtarake (dyshohet se e pretendojnë me dokumente të falsifikuara) si dhe disa juristëve dhe zyrave avokatore që i kanë mbështetur dhe asistuar këta “pronarë” gjatë procedurave që ata kanë zhvilluar për të kaluar në emrin e tyre këto sipërfaqe. “Duket si një aksion i mirorganizuar pasi dhe AKKP-ja nuk është menduar fare lidhur me këto dokumente dhe ua ka kaluar menjëherë në pronësi. Kjo është shumë e çuditshme. Madje, në disa raste, institucioni i AKKP-së na rezulton se nuk ka kryer as verifikimet minimale mbi këto pretendime”, - i tha dje “Albania”-s një burim i organit të akuzës.
Abuzimet, nën hetim edhe rastet e ngjashme në Vlorë dhe Durrës
Abuzimet (në përmasa të frikshme) me pronat e kanë “mbytur” prokurorinë këtë vit, pasi denoncimet dhe rastet e hetuara janë shtuar në mënyrë të habitshme. Dosja më e nxehtë aktualisht është dosja “Gjiri i gjeneralit” ku bëhet fjalë për më shumë se 450 hektarë tokë shtetërore (ish-bazë ushtarake), që nëpërmjet një procesi të dyshuar si i falsifikuar i ka kaluar një familjeje të vetme, duke ia “kthyer” këtë pronë nëpërmjet një trashëgimie të pretenduar me dokumente false. Hetimi i prokurorit të çështjes është ezauruar, ndërsa dosja është në zyrën e kryeprokurorit të Tiranës, Genti Xholi. Kjo dosje implikon zyrtarë shumë të lartë të AKKP-së si dhe disa biznesmenë dhe juristë që janë implikuar në këtë histori. Një sërë hetimesh (të sapofilluara) lidhen me një sipërfaqe prej 700 hektarësh, pronë në fushën e Novoselës, pranë Vlorës. Sërish precedenti i falsifikimit të dokumenteve është prezent, ndërsa dhjetëra familje kanë pretenduar zhvatjen e tokës në mënyrë të paligjshme nga një dorë e vetme që ka kryer të gjithë procedurën. Çështja sapo ka filluar, ndërsa burime nga prokuroria kanë informuar për “Albania”-n: “Të dhënat paraprake tregojnë se sërish AKKP-ja e Tiranës ka mbështetur, madje në disa raste ka iniciuar, disa procedura tërësisht të pakontrolluara dhe të paligjshme. Sipërfaqja e tokës është shumë e madhe dhe për nga mënyra dhe shpejtësia me të cilën është kryer procesi i dyshuar si antiligjor dyshohet se në të mund të jenë të implikuara interesa të fuqishme, si në rastin e “Gjirit të gjeneralit”. Por sërish nuk mund të mungonte zona e Kasharit në listën e hetimeve. Të tjera falsifikime dokumentesh dhe tjetërsime pronash janë evidentuar (përveç rasteve që kanë kaluar në gjykatë), ndërsa sërish zyrtarë lokalë dhe biznesmenë ndërtues janë evidentuar në procese falsifikimi.
Trojet, në hetim edhe Damir Fazlliç për blerjet në Porto Romano
Një tjetër rast i dyshimtë në blerjen e tokave lidhet edhe me “mikun e kryeministrit”, Damir Fazlliç. Prokuroria ka kaluar në filtër të gjithë dokumentacionin zyrtar që realizoi blerjen e 9 hektarëve tokë në Porto Romano. Mësohet se për këtë shitje, procedura është dirigjuar nga krerët e komunës së zonës, të cilët kanë pasur autoritetin për të kryer procesin, ndërsa janë regjistruar disa probleme lidhur me statusin e tokës, e cila ka qenë e regjistruar si tokë bujqësore, por pronë e pushtetit lokal. Por duket se dhe vetë procedura e shitjes, ndonëse e drejtuar nga pushteti lokal, ka pasur shumë probleme, sidomos në fazën e transferimit final të saj. Për këtë arsye, në pyetje janë marrë edhe dy noterë, të cilët kanë “certifikuar” dokumentacionin. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se nga krahasimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit ka vend për të investiguar falsifikimin e disa akteve. Nisur nga ky fakt, prokurorët mund të kalojnë për ndjekje penale dhe njërin prej noterëve që ka marrë pjesë në procesin e certifikimit të dokumentacionit. Disa javë më parë Prokuroria bëri të ditur se nga dokumentacioni që ajo kishte mbledhur rezultonte se Damir Fazlliç ka blerë në qytetin e Durrësit, ku do të ndërtohet parku energjetik, tokë shtetërore. Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim dokumentacionet e ardhura nga Hipoteka e Durrësit, ku rezulton se Fazlliçi, krahas blerjes së tokës nga banorët e zonës, ka marrë me çmime qesharake edhe tokën shtetërore, ende të pandarë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore, sipas së cilës në kuadër të hetimeve për pastrim parash, të hetuarit i janë bllokuar rreth 12 hektarë në vendin ku do të ndërtohet një vepër energjetike. Hetuesit e Prokurorisë deklarojnë se kanë në shqyrtim materialin e ardhur nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Durrësit, ku rezulton se biznesmeni i huaj është një superpronar, madje zotëron 12 hektarë tokë. Krahas blerjes nga banorët, Fazlliçi rezulton se ka blerë tokë edhe nga shteti. Për çmimin e blerjes burimet pohojnë se është tepër më i lirë se çmimet e tregut, por hetuesit nuk preferojnë të japin detaje në shifra, pasi çështja është në hetim.
27 Dhjetor 2008