E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diber, perdhunohet femija 3-vjec

Peshkopi- Sindromi "Ziza" trondit per here te dyte qytetin e Peshkopise, ndersa per fat te mire kete here ngjarja nuk ka perfunduar tragjikisht. Nje femije vetem 3 vjec, eshte perdhunuar ne menyre monstruoze nga nje adoleshent, qe njihej per paqendrueshmerine e tij mendore. Familjaret nuk kane dyshuar fillimisht tek simptomat qe kishte shfaqur i mituri F. H., duke e derguar per mjekim ne spitalin e Dibres. Por ka qene vete femija qe pasi eshte permendur ka rrefyer ngjarjen dhe emrin e autorit. Diten e djeshme policia vendore ka ndaluar te dyshuarin Ledian Halili, 18-vjec, nen akuzen e "kryerjes se marredhenieve homoseksuale me dhune me te mitur".

Ngjarja

Oret e para te dites se marte, femija 3-vjec ka dale per te luajtur si zakonisht. Por aty eshte hasur nga 18-vjecari Ledian Halili, i cili i eshte afruar dhe ka nisur te bisedoje me te. Per nje moment i ka blere nje cokollate dhe duke e mashtruar, e ka terhequr menjane te miturin, duke e futur ne nje zone te pafrekuentuar nga banoret e qytetit dhe te braktisur. Me pas e ka marre me vete ne shtepine e tij, ku nuk kishte njeri, pasi i ati punonte si shofer fugoni. Aty ka ushtruar dhune seksuale, ndaj djalit vetem 3-vjec, per disa ore dhe me pas e ka lene te largohet per ne shtepi. Oret e pasdites prinderit e te miturit kane vene re gjendjen e traumatizuar te 3-vjecarit dhe menjehere kane reaguar duke e derguar ne spitalin e Dibres. Ata nuk kane dyshuar se femija i tyre ishte perdhunuar nga nje maniak seksual dhe kerkuan ndihmen e mjekeve.

Arrestimi

Mjeket jane shprehur te habitur nga simptomat e vogelushit dhe demtimet qe kishte pesuar. Duke dyshuar per semundjen misterioze, ata dhe prinderit kane vendosur ta pyesin te miturin se cfare kishte ndodhur. Vogelushi ka treguar se nje dite me pare ishte mashtruar dhe derguar ne shtepi nga 18-vjecari Ledian Halili, i cili pasi e kishte zhveshur, e kishte dhunuar seksualisht. Te alarmuar prinderit dhe mjeket njoftuan policine e Pomisariatit Peshkopi duke bere denoncimin, ndersa nje ekspert mjeko-ligjor ka konstatuar shenjat e dhunes seksuale. Mengjesin e dites se djeshme, nje grup i gatshem i policise eshte derguar ne familjen Halili, ku i jane vene prangat te dyshuarit. Mesohet se 18-vjecari, shfaqte shenja te paqendrueshmerise mendore dhe se here pas here punonte me te atin si fatorino, ne fugonin qe bente linjen e udhetareve Peshkopi-Bahute.

Femija niset me urgjence drejt Tiranes

Mjeket e spitalit te Dibres, kane nisur oret e pasdites se djeshme me urgjence drejt Tiranes vogelushin F. H., i cili eshte dhunuar seksualisht nga nje i rritur. Vendimi u more menjehere pasi femija tregoi historine, dhe konstatimit te demtimeve te renda nga agresori. Burime zyrtare nga spitali rajonal shpjeguan se qellimi i dergimit drejt Tiranes, ka qene mjekimi me i specializuar.

Precedenti

Shpetim Ziza perdhunoi dhe mbyti 10-vjecarin Cenga

Dy vjet me pare qyteti i Peshkopise, do te tronditej nga ngjarja me monstruoze. Femija 10- vjecar Bekim Cenga, do te zbulohej i hedhur mes shkurreve dhe i pajete. Ekspertet konstatuan se ai ishte dhunuar seksualisht pas rrembimit dhe me pas mbytur me lidhese kepucesh. Policia do te zbulonte prova se autor i krimit ishte 18-vjecari Shpetim Ziza, i njohur per precedente te tille penale edhe gjate emigrimit ne Greqi, ndersa u hodhen dyshime se pas tij, qendronte edhe nje tjeter person. Ziza pranoi se kishte kryer krimin dhe gjykata nisi nje proces per te dyshuarin. Por familjaret pretenduan se dikush tjeter e shtyu te riun me probleme mendore, te kryente aktin makaber ndaj fqinjit te tij. Megjithese shume te rinj me probleme te tilla qarkullojne ne kete qytet, policia nuk mundet qe t'i parandaloje, krimet e tyre monstruoze, i dyti ne pak kohe.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›