E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja per hesape droge, bie ne pranga dhe i katerti

Vrasja e nje 25-vjecari gjate muajit nentor te vitit te kaluar ne qender te qytetit te Durresit ka edhe nje te ndaluar te katert. Policia vendore ndaloi te dyshuarin Alfred Hoxha, 19-vjec. Burime zyrtare thane se i riu dyshohet te kete marre pjese ne ekzekutimin e Sajmir Balles me 14 nentor ne vendin e quajtur "Dyqani i Luleve", ndersa motiv mendohet se kane qene mosmarreveshjet dhe rivaliteti ne shperndarjen e droges. Arrestimi i Hoxhes u be ne banesen e tij ne Shkozet, ku kishte vetem disa ore qe kishte mberritur. Tre te ndaluarit e tjere per kete krim jane Elis Tefa, 23 vjec, Olgert Dervishi dhe 17-vjecari XH. M. Sipas policise, 25 vjecari Balla eshte qelluar nga Elis Tefa me 5 plumba, ndersa te tjeret e ndihmuan te largohej nga vendngjarja ne drejtim te qytetit te Krujes, ku dhe u arrestua nga policia.

E.A.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›