E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Durresi, me kriminalitetin me te larte"

Durres- Kriminaliteti i larte dhe korrupsioni jane dy dukurite me te prekshme ne qytetin e Durresit. Konstatimin e ka bere nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, gjate analizes vjetore te mbajtur ne Gjykaten e Faktit. Kreshnik Spahiu evidentoi faktin se per shkak te hapesires gjeografike, numrit te popullsise, pozicionit dhe portit detar e doganes, Durresi konsiderohet si nje nga rrethet me kriminalitetin me te larte, kryesisht tendences per trafiqeve.

Duke folur per strategjine e ceshtjeve antikorrupsion, nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, tha se "ne te gjithe gjykatat e vendit, problem mbetet transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit, kjo pasi ryshfeti vazhdon te vertitet si nje shqetesim ne gjyqesor". Ndersa per t'i dhene fund dukurive, ai pohoi se "jemi te vendosur te zbatojme nje strategji te qarte ne mbrojtje te gjyqtareve, qe fenomenet negative te korrupsionit apo aferave, te mbeten nje problem ne individ dhe jo nje fenomen ne sistem". Keto shkelje tek togat e zeza kane cenuar imazhin e gjyqesorit, duke e renditur si nje nder me te korruptuarit.

"Durresi, per shkak te gjeografise, mbetet nje nder qytetet me zhvillimin me te madh te kriminalitetit. Shkak per kete eshte numri i madh i banoreve, dogana si dhe porti, vende ku mund te krijohet trafiku i paligjshem i klandestineve, apo ndihmes se dhenies se kalimit te kufirit", tha Spahiu para gjyqtareve te Shkalles se Pare, te pranishem ne analizen vjetore. Ai kerkoi gjithashtu korrektesi ne respektimin e procedurave ligjore te te drejtave te njeriut, si dhe transparence maksimale per sa i perket bashkepunimit me partneret e huaj. "Kjo nisme duhet me qellim realizimin e nje sere programesh, perfshire ketu dhe trajnimin e gjyqtareve", sqaroi nenkryetari i KLD-se ne fjalen e tij. Spahiu nuk harroi te jepte edhe vleresime maksimale per punen nje vjecare te Gjykates se Durresit, per zbulimin e nje sere veprash penale apo cilivile, ku ne krahasim me nje vit me pare, 30 per qind e ceshtjeve, jane te zbardhura dhe me vendime. Dy dite me pare Spahiu mori pjese ne analizen vjetore te Gjykates se Vlores, ku rane ne sy fenomenet e ceshtjeve civile, si divorcet dhe 80 pergjimet e kryera nga prokuroria.

Enkelejda Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›