E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia, Dokumenti I integrimit

Kryeministri Sali Berisha e konsideroi dje Strategjine Kombetare per Zhvillim dhe Integrim si dokumentin themelor te zhvillimit dhe realizimit te projekteve te medha te vendit, integrimit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Komiteti i Planifikimit te Strategjive diskutoi nen drejtimin e Kryeministrit Berisha kete strategji. "Strategjia synon pershtatjen e 'acquis commnautaire', te domosdoshme qe Shqiperia dhe shqiptaret te integrohen ne BE, te standardeve evropiane te zhvillimit ekonomik dhe social te vendit ne perputhje me normat, parimet dhe kriteret e percaktuara nga BE-ja", u shpreh Kryeministri. Per Berishen, SKZHI e pershtat plotesisht dokumentin e meparshem me kerkesat dhe prioritetet e partneritetit evropian, Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit, si dhe me detyrimet qe dalin pas fitimit nga ana e Shqiperise te statusit te kandidatit dhe zbatimit te marreveshjes se aderimit te plote te vendit ne BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›