Skandali i pasaportave, 40 vete ne pranga
Autoritetet argjentinase kane mundur te zbulojne nje biznes te paligjshem qe sillte miliona dollare te ardhura nga trafikimi i pasaportave italiane per futbollistet. Per te qene pjese e Bashkimit Evropian, futbollistet duhet te gjenin nje pasaporte komunitare dhe per kete arsye u adresoheshin krereve te kesaj mafieje, te cilet ua garantonin pasaportat per 30.000 euro copen. Fale ketyre pasaportave, lojtaret mund te leviznin lirshem ne Kontinentin e Vjeter dhe klubet nuk do kishin probleme me ligjin qe kufizon lojtaret ekstrakomunitare ne nje ekip. Per kete arsye, sajohej nje origjine e larget italiane per te marre nenshtetesine.