E Diel, 1 Nëntor 2026

“Prokuroria ka hetuar me pasion politik dhe kriminal”

01-02-2012 / Gazeta 55

Spartak Braho, avokati i Ilir Metës, flet për emisionin “Opinion”

Përse ishit të pakënaqur me intervistën e Prokurorës së Përgjithshme?
Prokurorja e Përgjithshme është personi i ngarkuar nga ligji për zbatimin dhe respektimin e ligjit. Është e para ajo që jo vetëm duhet të respektojë ligjin, por edhe duhet ta respektojë. E them këtë, pasi Prokurorja e Përgjithshme nuk duhet të fliste fare për çështjen Meta, sepse në datën 16, bazuar dhe në vendimin e Gjykatës së Lartë u mbyll. Dhe kur flet ligji të herë heshtin.

Ajo ka folur për akuzën dhe jo vendimin?
Ajo është vënë në dijeni të vendimit, i cili shprehimisht thotë; Ilir Meta shpallet i pafajshëm, pasi nuk ka fakte që të provojnë fajësinë e tij.

Ajo ka bërë një akuzë publike?
Dhe dështoi totalisht

Që do të thotë fakti ekziston, por nuk provohet ?
Do të thotë se fakti nuk ekziston dhe nuk ka si provohet.

Po videoja ekziston?
Nuk ekzistojnë elementët e fajësisë që përbëjnë faktin për të cilësuar fajtor Ilir Metwn. Totalisht nuk ka fakte. Pas kësaj pafajësi, Prokurorja e Përgjithëshme, në mos duhet të kërkonte falje...

Pse duhet të kërkonte falje?
Falje, sepse ka dështuar. Dështoi profesionalisht, ngriti një akuzë si furtunë në gotë...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›