E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja “Meta” filloi totalisht mbi një montim, videoja ishte false

01-02-2012 / Gazeta 55

Eksperti i famshëm italian, Prof. Antonio Federico

Gjatë intervistës për emisionin “Opinion”, eksperti i famshëm italian e cilëson videon e transmetuar si një “montazhi i sajuar me titra, ilegal dhe i paligjshëm”. Ai shton se “videoja origjinale është fshirë qëllimisht nga memoria e orës dhe se zëri është manipuluar në mënyrë të imtësishme”, duke kujtuar se vëmendja duhet kthyer tek motivet që çuan tek ky manipulim me pasoja të rënda për Shqipërinë

...Në çështjen Meta- Prift, kur ju jeni kontaktuar...,  menjëherë pas çështjes? ... Le të flasim për videon?.
Më kanë dhënë një video, CD, pra thelbësisht.

Që ishte kopje origjinale?
Që kishin dhënë të gjitha televizionet.

Ishte kopje origjinale apo produkti i transmetuar  i televizionit?
Nuk mund të jetë një origjinal, tashmë ishte një filmim, i montuar, ishte një produkt studioje televizive.

Cila është diferenca midis një produkti origjinal dhe një produkti të një studioje televizive?
Unë prodhoj një sekuencë pamjesh edhe tingujsh nëpërmjet një  instrumenti  çfarwdo , zakonisht nëpërmjet një telekamere, pastaj mund të bëjë montazhe, mbivendosje, kthime mbrapa, prerje, pra mund të bëj çdo gjë. Normalisht e bëj këtë gjë për ta bërë programin më të pëlqyeshëm për dëgjuesit, për të dëgjuar atë që flet… Në atë rast nuk u duk menjëherë, dhe nga përvoja e rasteve si ky doli që nuk bëhej fjalë për një çështje plotësisht të pafajshme që thelbësisht është me të vërtetë e papranueshme që në pamundësinë për të garantuar dëgjimin e telespektatorëve me veshët e tyre të një mesazhi të caktuar duke u mbështetur tek i cili duhet të krijohet një opinion për çështjen për të cilën flitet, të cilën unë nuk e njihja. As aktorët e kësaj çështjeje, as atë për të cilën bëhet fjalë. Pra me pak fjalë, ata në atë studio janë orvatur që të përmirësojnë cilësinë e këtij sinjali, por operacioni që nuk u doli as atyre, as edhe të tjerëve në vijim siç do ta shohim pastaj ata kanë bërë një montazh edhe janë sajuar duke vënë poshtë shkrimet e titrave. Ky operacion nuk mund të përkufizohet si ilegal por thelbësisht është i paligjshëm.

Në ç’kuptim? Në kuptimin juridik?
Jo, le ta themi, në kuptimin e respektimit të zgjuarsisë të dëgjuesve.

Gazetarët e bëjnë gjithmonë sepse nuk mund të transmetohet një, le ta themi, një fjalim i plotë, bëhen gjithmonë...?
Por te ne në Itali në këtë çast, ju ndoshta keni dëgjuar të flitet, ne nuk bëjmë gjë tjetër përveçse të vazhdojmë të dëgjojmë përgjimet telefonike mbi çështjet më të çuditshme mw, private etj., etj. Por janë përgjime telefonike të kryera me kriter shkencor dhe të bëra nga prokuroritë, pra nga persona që… Dhe pastaj transmetohen ashtu siç janë dhe telespektatori dëgjon me veshët e veta. Askush nuk i përsërit…

Edhe këtu telespektatorët kanë dëgjuar pak...?
Po, diçka dëgjohet, por te pikat ku pastaj kanë kaluar madje një bojë të kuqe… Të lutem të lutem.

Çfarë do të thotë “imazhet”?
Siç po e thoshim më përpara, në dukje kjo punë do të dukej sikur të ishte bërë nga një diletant, në kuptimin që gabimet që janë grumbulluar janë shumë, por pastaj kemi gjetur disa gjëra që nuk janë gjëra prej diletanti. E para, prej të cilave është që tek mikrospi-ja e cila i është dorëzuar prokurorisë, ku nuk ka asnjë gjurmë të bisedës për të cilën flitet, pra e ashtuquajtur mikrospi, “Sedicente”, nuk di a ka një term, ne e përdorim në Itali, nuk e di a ka një term ekuivalent në shqip. Le ta themi aty nuk e kemi fajlin e filmimit, por çfarë ka aty ama, aty kemi një punë fshirjeje sistematike të kryer nga një person të cilin mund ta cilësojmë një “haker”, një personazh që vepron me instrumentat e informatikës me qëllime jo të ligjshme. Dhe pra çfarë ka ndodhur? Te mikropsi-ja është gjetur…
 
Te memoria e mikrospias?
Po! Te memoria e mikrospias, është korrekt korrigjimi, janë gjetur një sërë fajlwsh të fshira. Më saktësisht, një fajl të cilin unë nuk e kam parë sepse është pjesë e një proçesi që po zhvillohet këtu në Shqipëri, dhe pra na është hequr nga vëmëndja jonë që po merremi me këtë, plus një sistem për të fshirë gjithçka kishte aty poshtë, që formohet nga mijëra dhe mijëra pamje të gjitha njësoj pa datë referimi, etj., etj., si dhe ato vetë të fshira.

Është një operacion që përdoret nga hakerat?
Po! Është një operacion prej hakeri, pra një operacion të cilin e bëjnë subjektet që duan të fshehin diçka.

Profesor, desha t’ju pyesja më parë për raportet, ju i keni parë te raporti i ekspertëve shqiptarë?
Është i vetmi burim informimi të cilin unë kam patur mundësinë të disponoj në fazat e para. Sepse në fazat e para unë kam patur filmimin, është bërë analiza e filmimit...

Më parë për analizën e filmimit, pastaj për ngjashmëritë ose dallimet që kanë raporti amerikan, anglez dhe ai shqiptar... Profesor kthehemi te çështja, ju keni marrë një CD me filmimin që është e transmetuar në television. Dhe keni parë që ishte...?
Ishte një montazh.

E kanë pranuar edhe ata të televizionit sepse kanë bërë një montazh që është një gjë normale ku një filmim shkon…?
Është një montazh i çuditshëm, sepse ka mbivendosje, zgjatje, etj. Unë kisha përgatitur një relacion të parë me një numër të madh shënimesh që po jua tregoj juve këtu por pa zbritur në hollësi. Secila prej atyre pikave është një parregullsi.

Sa parregullsi?
Duhet të ketë nja 15 -20...

...Zëri që ju keni dëgjuar, flasim për kopjen jo të montuar për televizionin, pra për kopjen që është gjetur te kompjuteri, nuk mund të gjehej një zgjidhje për të ulur zhurmën dhe të kuptonim më mirë ligjëratën me filtrat me të gjitha këto metoda dhe teknologji?
Ka metoda shumë të fuqishme sot të cilat janë shpikur sidomos nga anglezët, dhe kjo është arsyeja që njëra nga ekspertizat u është besuar anglezëve. Dhe sidomos nga ata të Universitetit të Cambridge-it.  Ku i kanë shpikur këto, si një lloj “Silikon valej” për këto gjëra. Për sa i përket këto gjëra të nivelit të lartë, për sa i përket përmirësimit. Zbatime të pafundme, mendoni vetëm për disqet e vjetër prej vinili të muzikës. Dhe kanë patur një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo që kemi mësuar nga përvoja është se sinjali mund të përmirësohet nëse ka një cilësi mesatare të lartë. Një cilësi mesatare e lartë mund të transformohet në një cilësi të lartë duke eliminuar disa lloje të veçanta zhurmash. Përvoja tregon edhe se kur sinjali është i degraduar, kur jemi nën atë standartin e famshëm për të cilin në qoftë se doni më vonë mund të flasim duke dhënë ndonjë hollësi, duke patur parasysh se mund të jenë gjëra të mërzitshme. Kur sinjali është nën standardin përmirësimi nuk arrihet dot. Mund të ulet zhurma, në qoftë se doni pastaj ju jap dy çaste shpjegimi,  por kuptueshmëria e sinjalit nuk përmirësohet. Dhe le ta themi, fatkeqësisht, edhe Italia nuk ka një traditë të veçantë në këtë materie. Ka bërë shumë procese me këtë shpresë duke dërguar legjione ekspertësh në Angli për të mësuar…

Nuk ia kanë dalë mbanë…?
Janë kthyer mbrapa duke mos patur asnjë gjë në dorë.

Do të thotë që cilësia e këtij regjistrimi, ka qënë nën këtë normë?
I yni? I yni është shumë më pak. I yni është një…

Me shifra mund të më…?
Le ta themi… Një siguri e arsyeshme për të kuptuar atë që thuhet kihet kur zhurma ka me sinjalin një raport jo më të ulët se 10 decibel, decibel është një njësi matjeje në akustikë. Ju lutem, që ta pranoni këtë gjë. Nuk është rasti ta shpjegojmë këtu. Nën 10 decibel kuptueshmëria dalëngadalë keqësohet. Rreth 0 decibel, 0 do të thotë që sinjali dhe zhurma kanë të njëjtën fuqi.

Po!
Në atë pikë kuptueshmëria ka prirje që të anullohet. Por ne në pikën ku kemi gjetur të kuqet kemi vlera negative, shumë shpesh negative. Kjo do të thotë që zhurma është më e lartë se sinjali.

Zhurma është më e fortë se sinjali...?
Është më e dendur, më e fuqishme se sinjali...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›