E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama merr nga Berati njoftimin e parë për humbjen e 2013-s

01-02-2012 / Gazeta 55

Delegatët e Beratit kanë përzënë dje nga mbledhja e Asamblesë, Namik Doklen dhe Ben Blushin, duke i quajtur si “të pafytyrë” dhe “vegla të Edi Ramës”. Me qarkullimin e anëtarëve të kryesisë, Edvini tentoi të provonte se e kishte vënë tërësisht nën zap strukturën partiake, por nga Berati ai ka marrë njoftimin e parë publik se kjo rrugë po e çon drejt falimentimit politik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 

Socialistët e Beratit kanë “kryqëzuar” dje “të deleguarit” e Tiranës, anëtarët e kryesisë së PS-së Namik Dokle, Ben Blushin, si edhe dhe sekretarin e burimeve njerëzore, Armando Subashin, ndërsa i kanë detyruar të braktisin mbledhjen e Asamblesë së degës së kësaj partie. Doke, Blushi dhe Subashi, kanë ishin mesditën e djeshme në qytetin e Beratit për një takim organizues të strukturave lokale ku kanë marrë pjesë kryetarë të partive në rreth, kryetarë komunash dhe bashkish që drejtohen nga të majtët si dhe kryetarët e organizatave vendore, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie në këtë qytet. Takimi, i cili mësohet se është zhvilluar pa pranin e medias dhe ka zgjatur për më tepër se dy orë, ndërkohë që është shoqëruar me moment tensioni nga ana e simpatizantëve dhe anëtarëve të kësaj partie.
Ndonëse, takimi mësohet se do të ishte një takim pune i mirëfilltë i fokusuar në organizimin e strukturave lokale për përgatitjen e punës për zgjedhjet e ardhshme gjithçka mësohet se është fokusuar mbi lëvizjet më të fundit që priten të ndërmerren nga Asambleja e PS-së në lidhje me zhvendosjen e Erion Braçes drejt strukturave të PS-së rrethit të Korçës.
Që në fillim të mbledhjes së djeshme, anëtarët e Asamblesë socialiste të Beratit, kanë kërkuar informacion në lidhje me zhvillimet më të fundit pranë Ansamble Kombëtare të kësaj partie në një takim organizativ që është zhvilluar me anëtarësinë rozë të rrethit.
“Jemi kundër largimit të Erion Braçes nga strukturat e PS-së së këtij rrethi dhe për këtë i jemi drejtuar me anë të një peticioni Asamblesë së PS-së, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”.
Kështu mësohet ti jenë drejtuar socialistët e Beratit, të deleguarve të kryesisë së PS-së.
Më pas të deleguarit e kryesit të Tiranës Namik Dokle, Ben Blushi dhe Armando Subashi, kanë tentuar të sqarojnë qëllimin e prezencës së tyre, e cila lidhej me një peticion që ka mbërritur nga kryesia e partisë socialist të degës të rrethit të Beratit në Tiranë, peticion i cili kërkon shpjegime për largimin e pa pritur të deputetit Erion Braçe nga Qarku i Beratit.
Që në momentet e parë nga salla ka pasur dhjetëra pyetje për të deleguarit e qendrës Dokle e Blushi si dhe shumë marrje fjalësh dhe batuta, të cilat në shumicën e rasteve ishin edhe ofenduese. Situata shpejt u bë edhe me e tensionuar, aq sa të deleguarit kërkuan një pushim.
Në përfundim të pushimit, ndërsa Namik Dokle dhe Ben Blushi nuk u rikthyen në sallë, i vetmi që hyri ishte Armando Subashi i cili, është munduar të qetësojë socialistët e Beratit. Në fjalën e tij, Subashi ka bërë të ditur se, ndërsa këto ditë është folur e përfolur në media, ende anëtarët e kryesisë nuk kanë marrë emërimin definitivë nga kryesia e PSSH. Sipas tij, për këtë do të ketë një vendim. Në kryesi është folur për lëvizjen e anëtarëve të kryesisë por ende nuk është marrë një vendim, ndaj sot ne kemi ardhur këtu për t’ju sqaruar ju për peticionin e dërguar në Tiranë, është shprehur Armando Subashi.
Duket se pas kësaj, por edhe pas ndërhyrjes së deputetit Erion Braçe, pjesëmarrësit ne mbledhje, anëtarët socialistë të Beratit, janë qetësuar.
Reagimi i socialistëve vjen menjëherë pas reagimit të vetë Erion Braçes, i cili gjatë një prononcimi me median në këtë qytet disa ditë më parë u shpreh qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga strukturat socialiste të Beratit.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›