E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shuhet familja shqiptare në aksident

Një aksident i rende rrugor, i ndodhur ne Greqi, iu ka marre jetën 3 anëtarëve te një familjeje shqiptare, si edhe një shtetasi grek. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur ne rrugën qe lidh Patran me Athinën, ne kohen kur familja shqiptare po udhëtonte per tu kthyer ne atdhe për festat. Ne aksident kane humbur jetën dy bashkëshortet, Haxhi dhe Sshqiponja Malaj, si edhe vajza e tyre 5 vjeçe, Lala Malaj. Shkak i aksidentit mendohet te ketë qene shpejtësia e madhe e makinës ku udhëtonte shtetasi grek, i cili po ashtu ka humbur jetën.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›