Aksidente në Fier dhe Berat

Një 45-vjeçar nga fieri ka gjetur vdekjen pas përplasjes se biçikletës qe ai drejtonte me një makine. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Levan te Fierit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e shoferit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ne dalje te qytetit te Beratit, ne orët e para te mëngjesit një trajler është përplasur me një mjet tip "benz". Për pasoje është plagosur rende drejtuesi i makinës, Florenc Boriçi, 28 vjeç. Sipas eksperteve, shkak është bere shpejtësia e madhe e trajlerit, ndaj është ndaluar shoferi Mustafa Ago. Pas aksidentit është bllokuar për afro tre ore qarkullimi ne rruge.
Shpërndaje