SHBA,Shult:IAEA të përforcojë aftësitë
Një i dërguar amerikan për cështjet nukleare ka deklaruar nga Austria se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të theksojnë dhe të përforcojnë aftësitë e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA) për të eliminuar kërcënimin e përhapjes së armëve bërthamore. Këto deklarata erdhën në një kohë kur Uashingtoni zyrtar ka hyrë në një fazë të re diplomatike përsa i përket çështjes bërthamore. "Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore duhet të arrijë të ketë autoritetin, informacionin, personelin dhe teknologjinë, për të përmbushur detyrën e saj në mënyrë efikase" është shprehur ambasadori Gregori Shult në deklaratën e parë të bërë nga SHBA-ja për këtë çështje, që kur Barak Obama mori detyrën si President i vendit. "Duhet të forcojmë dhe rivlerësojmë këtë agjenci të rëndësishme dhe jo të lejojmë që ata të shkelin detyrimet e saj, dhe të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë", theksoi Shulte përpara bordit të guvernatorëve të 35 vendeve të Agjencisë për Energjinë Bërthamore në fillim të takimit një javor. Ai tha se monitorimi i Koresë së Veriut, Iranit dhe Sirisë nga kjo agjenci janë sfida të veçanta për vëzhguesit me seli në Vjenë dhe se administrata Obama ka në plan forcimin dhe shtimin e përpjekjeve diplomatike në lidhje me këto shtete.