Vdes në minierë 20 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ndaj të gdhire në një minierë në Pukë, ku një 20 vjeçar ka humbur jetën.
I riu Elton Gjeta ishte në turnin e tretë në minierën e Lakut të Rroshit, në momentin që e ka zënë poshtë një masiv dheu brenda në galeri.
Burime zyrtare nga policia i thanë noa se Gjeta po punonte në momentin që është zënë brenda galerisë, ndërsa nuk dihen ende detajet e plota të ngjarjes.
Aktualisht uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e vdekjes së të riut si dhe për nxjerrjen e trupit të tij./Indeksonline/