E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria kerkon "koken" e kryepolicit Ahmeti

Dy denoncime ndaj shefit te Komisariatit te Policise Rrugore te Tiranes, Krenar Ahmeti, cojne prokurorine ne kerkesen per denimin e komisarit dhe pezullimin nga puna. Sot pritet qe te jepet nje mase sigurie ndaj tij ne Gjykaten e Tiranes. Burime policore kane bere te ditur se, Ahmeti do te transferohet ne Gjirokater, ku do te jete shefi i policise rrugore, por nuk konfirmohet zyrtarisht. Lajmi per dergimin ne gjyq te kryepolicit eshte dhene dje nga Prokuroria e Tiranes. "Ne ngarkim te Ahmetit ekzistojne dy denoncime per veprime arbitrare dhe shkelje te ligjit", thane zyrtare te institucionit te akuzes, duke lene te kuptohet se nje prej kallezimeve eshte i prokurores se Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri, dhe i dyti i nje qytetari nga Durresi. Ahmeti eshte akuzuar nga institucioni i akuzes se kryeqytetit per veprime arbitrare gjate ushtrimit te detyres si shef i Komisariatit te Policise Rrugore.

Prokuroria e Tiranes ka derguar gjate nje dite me pare ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne kryeqytet, kerkesen per pezullimin nga detyra te Shefit te Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti. Dosja u dorezua dje paradite, kurse sot pritet te merret nje mase sigurie. Burime nga prokuroria kane bere me dije se, "shkak per kete kerkese jane bere disa kallezime ne emer te Ahmetajt ne Prokurorine e Tiranes, ku kryesore kane qene denoncimi i nje prokuroreje dhe nje qytetari nga Durresi". Te pyetur ne lidhje me kete zhvillim qe prek nje oficer te larte karriere, zyrtare nga Policia e Shtetit, nuk kane dhene asnje prononcim apo reagim. Nderkaq qe te pyetur per pezullimin apo transferimin e Ahmetit, ata kane qene te rezervuar, duke mos dhene detaje, porse deklaruan se po diskutohet transferimi i kryepolicit me te njejten detyre ne qarkun e Gjirokastres. Ne denoncimin e prokurores thuhet se Ahmeti ka vepruar me dhune duke e shoqeruar ne polici ne menyre te jashteligjshme dhe se ka perdorur fyerje te uleta.

I kontaktuar nga gazeta "KJ", shefi i Policise Rrugore, Krenar Ahmeti, ka deklaruar se ne te dy rastet ka zbatuar vetem ligjin, ndersa per ngjarjen ka nje raport zyrtar te hollesishem. Gjithashtu komisari ka mohuar lajmin qe te kishte marre ndonje shkrese per transferim. Gjate bashkebisedimit Ahmeti ka deklaruar se ka dhe ka pasur mbeshtetjen e te gjithe eproreve te tij, per punen qe ka bere gjate kohes qe ka qene ne krye te Komisariatit te Policise Rrugore. Sipas te diplomuarit ne Shkollen e Policise ne Turqi, qarkullimi ne kryeqytet eshte permiresuar dhe nuk ka me probleme si me pare. Por pervec denoncimeve te bera nga dy personat ne Prokurorine e Tiranes, mesohet se ai eshte vene nen hetim dhe nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit te Pasurive, ne lidhje me mosdeklarimet si zyrtar i larte i policise se kryeqytetit. Per kete fakt Ahmeti nuk ka bere komente, ndersa rreth denoncimeve shprehet i hapur per cfaredolloj hetimi, pasi eshte i bindur se ka zbatuar vetem ligjin.

Perplasja ne bulevard me prokuroren e Krimeve te Renda

Prokurorja e Krimeve te Renda, vellai dhe bashkeshorti i saj avokat, u bene objekt i incidentit me Policine Rrugore. Ngjarja ka ndodhur ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", perballe "Dy Kullave", pas nje kontrolli per dokumentet e makines tip "Benz". Prokurorja Elizabeta dhe bashkeshorti i saj Agron Bajri, jane shoqeruar me force ne Komisariatin numer 2, te Policise se Tiranes, ku jane mbajtur per 4 ore. As imuniteti i prokurores, e cila te shtunen ishte e "gatshme" ne organin e akuzes se Krimeve te Renda dhe as funksioni i avokatit te burrit te saj, nuk i kane ndaluar policet qe te kryenin shoqerimin. Pas mesnates se 24 majit, ata jane lene te lire se bashku me automjetet e bllokuara ne menyre demonstrative. Ndersa nuk kane marre as ndonje mase administrative gjobe, per kundervajtjen rrugore apo penale qe ishin akuzuar ne vendin e ngjarjes dhe ne birucat e shoqerimit. Prokurorja dhe bashkeshorti i saj avokat, depozituan kallezim penal ndaj shefit te Policise Rrugore ne kryeqytet, Krenar Ahmeti dhe policit te sherbimit A. Balla. Njekohesisht edhe kryepolici i Rrugores Ahmeti dhe vartesi i tij Balla, kane kryer kallezim penal per kundershtim dhe fyerje ndaj tyre gjate zbatimit te detyres.

Incidenti i dyte, nje banor i Durresit pa dokumente makine

Rasti i dyte per te cilin Krenar Ahmeti eshte paditur ne prokurorine e kryeqytetit ka te beje me nje qytetar nga Durresi, i cili eshte ndaluar dhe me pas eshte shoqeruar ne polici. Shefi i policise rrugore Krenar Ahmeti ka treguar per "Koha Jone", se kjo ngjarje ka ndodhur pak dite pas asaj ku ne te eshte perfshire dhe nje prokurore e Krimeve te Renda, e cila se bashku me bashkeshortin kundershtuan policine rrugore. Qytetari, emri i te cilit nuk behet i ditur, ka pretenduar se i eshte bllokuar mjeti ndersa ka patur te gjitha dokumentacionet e nevojshme. "Une mendoj se ka nje lidhje mes dy rasteve", eshte shprehur Ahmeti. Sipas te dhenave, personi pretendonte se i kishte dokumentet e makines, por ne fakt nuk i dispononte ato. Pas debatit eshte njoftuar policia, e cila ka ardhur dhe ka marre 40-vjecarin, duke e shoqeruar ne komisariat, per kundershtim me force. Me pas ka shkuar dhe ka bere nje denoncim ne prokurori, duke paraqitur dhe dokumentet e makines, qe ate dite nuk i kishte me vete dhe se polici rrugor ne raport ka shenuar se i mungonin. Gjithsesi prokuroria ka futur ne dosje materialet e dorezuara nga dy denoncuesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›