E Diel, 1 Nëntor 2026

Solis: Vlerat e Nanos duken më mirë tani që mungon

Sekretari i Pergjithshem i PBDNJ, deputeti Leonard Solis, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" analizon me detaje te gjitha zhvillimet politike ne vend, marredheniet pozite-opozite dhe ne vecanti marredheniet nderinstitucionale. Ne lidhje me konfliktin me te fundit per problemin e pese dekreteve te Presidentit Topi per anetaret e Gjykates se Larte, ai eshte shprehur se Berisha dhe Topalli po perpiqen te komandojne institucionet e pavarura te shtetit, duke i sjelle dem jo vetem vendit por dhe mazhorances se djathte. Nderkohe numri dy i PBDNJ, duke vleresuar situaten parazgjedhore, nuk i eshte shmangur as vleresimit se opozita eshte e percare, nderkohe qe marreveshjen Berisha-Rama e cileson nje traktat mossulmimi reciprok per pikat serioze. Nga ana tjeter, ai cileson si te vetmin ze qe vjen nga opozita, LSI-ne e Metes. Por nuk kane munguar as vleresimet per ish-kryetarin socialist, Nano, si dhe per akuzat me te fundit ndaj Bollanos per ndryshimin e tabelave shqip ne kete bashki qe drejton, duke u kunderpergjigjur me tabela e mbishkruara ne gjuhen italiane ne Kavaje.

Situata politike eshte teper e ndare per shkak te perplasjes institucionale brenda mazhorances me institucionet kushtetuese, Presidentin dhe Prokuroren e Pergjithshme. Cili mendoni se eshte shkaku real i ketij konflikti?

Nuk do te perdorja termin "e ndare", por realisht e tensionuar. Mazhoranca qeverisese shquhet per iniciativa e veprime te guximshme, te papritura (si kthesat ne basketboll), ku objektivat politike i zbaton qofte dhe duke shkelur me e pakta procedurat, por nuk ka ndrojtje dhe per te shkelur a shtremberuar ligjin. Eshte nje deshire obsesive ku Berisha si ne fushe te shahut, kerkon ti kontrolloje te gjitha institucionet, duke pasur nje informacion te hollesishem, kontroll e mundesisht komandim, qofshin te varura a te pavarura teorikisht. Aktualisht edhe Presidenti dhe Kryeprokurorja jane zgjedhje te mazhorances. Te dy pika kyce vetevepruese, me te cilat duhet bashkepunuar, por jo urdheruar a komanduar. Mendoj se te dy deri tani po kryejne mire detyrat e veta, duke treguar pavaresi. Por me sa duket po tregohen me te pavarur nga sa i "deshironte" mazhoranca. Ky eshte shkaku kryesor i tensionimit. Kompjuteri nuk po i bindet komandave...

Pese dekretet e Presidentit per emerimin e anetareve te Gjykates se Larte jane bllokuar nga Krye-parlamentarja nen argumentin e verifikimit te figures se tyre. Mendoni se perben precedent kushtetuese, dhe jashte kompete-ncave te nje drejtuesi Kuvendi nje bllokim i tille?

Presidenti ka nxjerr pese dekretet. Ky eshte nje proces i pakthyeshem. Krye-parlamentarja ben nje gabim shume te rende, duke mos i cuar ne komisionin perkates per shqyrtim e pastaj ne seance per votim. E vertete qe Presidenti mund te mos jete konsultuar me shume faktore ne perzgjedhje dhe kjo sjell qejfmbetje per shmangien nga skema parti-ake. Pergjigjja e vetme qe ka ne dore Parlamenti eshte ta kaloje apo rrezoje me shumice votash secilin prej tyre. Kjo mund ta shtrengonte Presidentin te kerkonte konsensus paraprak ne perzgjedhje kandidaturash heren e dyte. Shqyrtim nuk quhet cfare ben Kryetarja, por komisioni e parlamenti qe mund e duhet te informohet. Zonja Topalli aktualisht eshte ne delir. Teper e vetekenaqur e gafe pas gafe, do ta pershkruaja shkurt, eshte sic nuk duhej te ishte. Shume interesa te partise se vet mund t'i arrije dhe pa bere ato gafa. Per mua, ajo ka nje qese me virtyte dhe nje thes me vese. Shume energji harxhojme per njeri-tjetrin dhe eshte normale. Askush nuk interesohet per gravitetin e problemit ne terren. Aktualisht, nga 17 anetare te Gjykates se Larte, shtate prej tyre jane larguar per mbarim mandati. Pra, mijera dosje presin gjyqtaret. Me gati 50% mungesa gjyqtaresh i bie pergjigjen e rezultatit te gjyqit ta marresh "pas vde-kjes". Pra, Presiden-ti i ka sjelle ne afat, eshte ai qe e ka kompetence, eshte dhe ne kohe dhe pak i vonuar per emergjencen. Parlamenti duhet te shprehet me vote.

Zerat shprehen se nje perplasje e tille e ka zanafillen e nje lufte per te pasur ne dore Gjykaten e Larte, pasi kjo gjykate eshte ajo qe vendos per njerezit VIP te politikes, ne rast se shkojne per gjykim?

Te gjitha forcat politike ne pushtet kane dashur te kontrollojne sa me shume institucione, eshte nje tendence e natyrshme. Jo me kot per te ruajtur pavaresine e ketij institucioni kaq te rendesishem, Kushtetuta ia ngarkon Presidentit gjyqesorin. Ai duhet te jete mbi palet. Reforma ne drejtesi, heqja e imunitetit, hapja e dosjeve, jane me se shumti "fast food" qe u jepet shtypit e institucioneve nderkombetare, sa here duhet shmangur vemendja. E respektoj kete mazhorance. E ka kuptuar qe eshte me e rendesishme ajo qe thua, se ajo qe ben.

Mendoni se zvarritja e procesit te heqjes se imunitetit te Mediut per Gerdecin dhe perplasja e institucioneve kane lidhje me njera tjetren?

Zonja Topalli ka vetem nje alternative: Do lejoje apo jo te hetohet ish-ministri Mediu. Kaq! Te tjerat teknikalitete jane kinezerira diletante te saj. Ka zvarritje elegante e fine, por kjo eshte nje nga me jargel-eneset ne poli-tike. Eshte gati te jape dhe ar-gumente se Ger-deci nuk ka ndo-dhur fare!?

A duhej te ishte hequr imuniteti i Mediut, dhe ne kete kontekst, kerkesa e Ina Rames per hetim te njerezve te politikes a deshmon se ka perpjekje per te pavaresuar organin e akuzes?

Zoti Mediu eshte korrekt dhe zonja Rama korrekte. Ajo nuk duhet t'i jape detaje parlamentit (te cilat mund te perbejne edhe informacion sekret per momentin, derisa te perfundoje hetimi), per te justifikuar arsyet pse do te hetoje. Mediu ka vetem nje mundesi pastrimi. Kjo rruge kalon nga Prokuroria dhe vetem aty! As mazhoranca, as partia e vet, nuk e bejne dot rikreditimin e tij ne politike! Une uroj te dale i paster nga hetimi dhe te rivendose figuren ne vend!

Konflikti i shperthyer brenda mazhorances, vetem nje vit para zgjedhje, do te kete kosto elektorale?

Mazhoranca i ka punet shume me mire se opozita. Keto jane "Gripp" qe Dr. Berisha e sheron kollaj, duke rikthyer disiplinen ne prag fushate, qofte dhe me urdher.

Sa po e shfrytezon opozita keto levizje te gabuara te mazhorances?

Opozita eshte e semure me tuberkuloz e jo me "Gripp". Asaj i shkon me se miri shprehja e popullit "S'me lene zilet e mia te degjoj, kemboret e botes". Jane aq shume te percare e te ndare, sa dhe Berishes po i vjen pak keq. Nje opozite kompakte duhej te kishte fituar shume nga keto gabime jo te vogla...

Duke qene se PBDNJ del e vetme ne zgjedhje, si e sheh situaten parazgjedhore, dhe kush mund te jete aleati me i mundshem ne keto zgjedhje?

Vazhdojme te bashkeqeverisim. Ma konservo pyetjen pas nje viti.

Rama e Berisha kane zbutur tonet ndaj njeri-tjetrit per ceshtjet madhore, pavaresisht shigjetimeve nga distanca. Mendoni se ashpersia e kreut te LSI, Meta, mund te jete perfituese ne keto momente?

Meta eshte aktualisht zeri i vetem ne opozite. E mireprisja nje bashkepunim Rama-Berisha per ceshtje jetike madhore qe preokupojne vendin. Kjo do kursente kohe, energji, e do sillte eficience. Marreveshja midis tyre eshte me teper nje "Traktat mossulmimi reciprok" ne pikat serioze. Per pikat qe nuk kane rendesi mund te luftojne "seriozisht".

Ndryshimet ne qeveri, i sherbejne te djathtes me ne zgjedhje?

Me pak perjashtime qeveria duhet riformuar! Kjo eshte subjektive. Disa duhet t'i heqe urgjent, disa nuk duhej t'i kishte vendosur. Kryeministri e Partia Demokratike jane ata qe llogarisin raportin Parti/Elektorat/Vote.

Sistemi proporcional rajonal eshte cilesuar si penalizues per te vegjlit. Mendoni se PBDNJ do ia arrije te marre deputetet e duhur dhe ne kete kendveshtrim, mund te kemi nje aleance te mundshme me Ramen ne rast fitoreje te PS?.

Eshte e vertete! Shpresoj te "mbijetojme"edhe me kete sistem. Po pergatitemi. Shpejt eshte te shprehemi kush do fitoje. Rama vete nuk do te marre pjese ne beteje. Ai nuk besoj te kandidoje. Do ta beje fushaten si kryetar bashkie e te aspiroje per Kryeminister pa qene deputet?! Le te shohim e le mos te shprehemi kaq shpejt!

Si e gjykoni heshtjen e ish-kryetarit socialist, Nano, dhe mendoni nje perfshirje te mundshme te tij ne politike ne prag te zgjedhjeve?

Vlerat pozitive te Nanos duken me mire tani qe mungon. Nuk di asgje per planet e tij personale.

Bollano eshte ne gjyq per heqjen e tabelave me mbishkrime shqip. Si mund ta komentoni fenomenin "Bollano"?

Pyetje e veshtire. Dje kam pare tabela italisht ne aksin Durres- Kavaje?! Lexonin "KAVAJA-NORD" dhe 200 metra me poshte "KAVAJA-SUD", thashe me vete; "Do ta haje bashke me Bollanon ky kryetari i Bashkise se Kavajes, se bashku me deputetin e qytetit.

Bisedoi: J.Marena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›