Prokuroria kerkon nje tjeter ekspert per videon e Priftit
Prokuroria e Pergjithshme ka kerkuar nje tjeter ekspert per te verifikuar videon e pergjuar nga ish-ministri Dritan Prifti me ish-zevendeskryeministrin Ilir Meta. Nje gje e tille behet e ditur nga burime prane organit te akuzes nje dite me pare ndersa nga nje dokument i ketij institucioni i siguruar nga Standard faktohet se ekspertimi i pare i videos e ben te pamundur transkriptimin e bisedes mes dy politikaneve. Gjate hetimit te kesaj ceshtjjee penale eshte kryer ekspertim teknik ne lidhje me materialin audio-viziv te dorezuar se bashku me laptopin nga shtetasi Dritan Prifti. Ne kete ekspertim teknik nepermjet te tjerash eshte kerkuar dhe pastrimi filtrimi i materialit audio qe permban videoja e regjistruar veprim i cili eshte kryer nga eksperti duke e hedhur videon e pastruar ne nje DVD por rezultonte se perseri cilesia e degjimit nuk eshte ne nivelin e duhur per te mundesuar nje transkriptim te plote dhe te sakte te ketij materiali. Ne keto kushte del e nevojshme kryerja e nje veprimi me specialist perkates me njohuri te posacme ne kete fushe si dhe perdorimi i sistemeve cilesore e profesionale te pastrimit te cilat disponohen nga sherbimi i policise shkencore te Policise Britanike - thuhet ne dokumentin e prokurorise. Per kete qellim mesohet se prokuroria ka caktuar ekspertin anglez Adrian Phillips per te bere ekspertizen e radhes se videos mes Metes dhe Priftit. Ne dokumentin e prokurorise pranohet se deri tani nuk eshte arritur te behet zbardhja e bisedes kjo per shkak te zhurmave ne sfond dhe tiktakut te ores me te cilen eshte bere regjistrimi. Sipas prokuroreve te ceshtjes kjo e ben te pamundur verifikimin e akuzave.