Matura, mbaron sot afati për plotësimin e formularit A1
Shtyrja e afatit, në varësi të kërkesës së drejtorive arsimore. Nëse nuk ka shtyrje të afatit, “digjen” maturantët që kanë bërë gabime në plotësim
Jonida Tashi
Përfundon sot afati i vendosur nga Ministria e Arsimit për plotësimin e formularëve A1 dhe A1-Z. Pjesëmarrja në provimet e Maturës Shtetërore nis që me plotësimin e formularit A1. Për rrjedhojë, maturantët që ende nuk e kanë plotësuar këtë formular, duhet ta plotësojnë atë patjetër brenda ditës së sotme; në të kundërt, ata do të humbasin të drejtën për t’iu nënshtruar provimeve të Maturës.
Shtyrja
Deri tani nuk dihet ende nëse drejtuesit e Ministrisë së Arsimit do të vendosin të shtyjnë më tej afatin për plotësimin e formularit A1, pasi priten raportimet e drejtorive arsimore për ecurinë e këtij procesi. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se nëse drejtoritë arsimore do të kërkojnë disa ditë kohë shtesë mbi afatin për plotësimin e formularit, ekziston mundësia që të shtyhet afati. Por kjo, sipas burimeve nga MASH-i, do të jetë në varësi të raportimeve nga drejtoritë nëse atyre u kanë mbetur sërish formular të paplotësuar. Megjithëse pjesa më e madhe e maturantëve e kanë dorëzuar formularin A1, midis tyre ka edhe nga ata të rinj, që kanë ngurruar ta plotësonin, pasi nuk kanë ditur koeficientet e lëndëve me zgjedhje. Miratimi i këtyre koeficienteve nga MASH-i u bë vetëm pesë ditë para skadimit të afatit të plotësimit të formularit, më konkretisht më datën 5 shkurt.
Zëvendësimi
Përveç mbylljes së plotësimit të formularit A1, ditën e sotme përfundon edhe afati për zëvendësimin e tij. Sipas rregullores së Maturës, zëvendësimi i formularëve mund të pranohet nga Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore (KSHMSH) vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij (10 mars 2009). Pas këtij afati, nxënësi ose kandidati nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime të tjera. Nëse nuk shtyhet afati për formularin A1, maturantët, që për arsye të ndryshme kanë gabuar në plotësimin e saktë të tij, e nisin skualifikimin për në universitet, pa u nënshtruar provimeve të Maturës. Ky penalizim përcaktohet në rregulloren e Maturës, në të cilën shkruhet se formulari A1 do të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt, ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nxënësi ose kandidati humbet të drejtën e regjistrimit.
10 Mars 2009