E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa Jam kunder prishjes se QNK-se

Deputeti i Partise Demokratike Gazmend Oketa me profesion inxhinier ndertimi sqaron arsyet pse sduhet prishur Piramida


Objekti ka vlera arkitektonike. Nga kendveshtrimi inxhinierik eshte nje zgjidhje teper elegante


TIRAN - Deputeti i Partise Demokratike Gazmend Oketa shprehet kunder prishjes se Piramides per te ndertuar aty Parlamentin e ri shqiptar. Ne emisionin Ora e Intervistes te gazetarit Alfred Peza perfaqesuesi i mazhorances i cili me profesion eshte inxhinier ndertimi vlereson se ambientin ne te cilen ndodhet aktualisht Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori eshte nje objekt qe nga pikepamja arkitektonike dhe nga pikepamja inxhinierike mbart vlera.


Me pas ceshtja se eshte vendi i duhur nese ajo godine mund te pershtatet per Kuvendin e Shqiperise eshte nje diskutim krejt teknik. Si inxhinier ndertimi une jam kunder prishjes se godines. Une do te insistoja ne faktin qe kjo ceshtje te mos politizohet.


Pavaresisht se une jam i bindur qe pergjigja qe une dhashe qe une thashe jo te mos prishet nga mediat do te komentohet si nje deklarim politik i nje perfaqesuesi te mazhorances - deklaroi Oketa.


Per deputetin demokrat eshte veshtire te thuash me nje fjali te vetme nese ajo godine duhet prishur apo jo.


Ai thote se nuk merr persiper te bej arkitektin pasi eshte inxhinier ndertimi. Por eshte nje ceshtje e cila sigurisht ha shume debat pavaresisht njohurive te kufizuara qe kam ne arkitekture por inxhinieri bashkepunon fort me arkitektin besoj se do te isha i pasinqerte dhe do te dilja kokulur perballe kolegeve te mi qofte arkitekte dhe qofte inxhiniere ne rast se do te thosha qe ai objekt nuk ka vlera arkitektonike dhe inxhinierike. Perkundrazi nga kendveshtrimi inxhinierik eshte nje zgjidhje teper elegante - vleresoi godinen e Piramides Gazmend Oketa.


Por nenvizoi ai keto jane terma te cilat i takojne fushes se inxhinierise dhe arkitektures. Me pas vijoi perfaqesuesi i mazhorances nese eshte per te hequr emrin apo simbolin e Enver Hoxhes ai eshte nga ata studente te cilet kane marre pjese ne greven e urise pikerisht per te hequr te gjitha simbolet e Enver Hoxhes qe kulmoi me rrezimin e tij. Keshtu per sa i takon figures se Enver Hoxhes une mund te jem me radikal se cfare mund te mendohet.


E permenda kete fakt per te theksuar se kundrejt figures se Enver Hoxhes jam i qarte ne qendrim. Thashe ndoshta edhe me radikal nga cfare mund te mendohet - shprehet ai.


Ne vijim te logjikes se tij deputeti i grupit parlamentar Demokrat thote se kur vjen fjala per te prishur nje objekt qofte lidhja qe kam me profesionin qofte vlerat qe nga ana arkitektonike dhe inxhinierike qe ai objekt ka do ta rezervonin qe me nje fjale te vetme te thoshte po ose jo. Sipas tij duhet nje analize e detajuar dhe ekonomike pasi ajo eshte nje veper qe eshte ngritur me mundin e djersen dhe me taksat.


Pavaresisht se ne ate periudhe thuhej qe ne jemi i vetmi shtet pa taksa por qytetaret shqiptare te para 90-es kane paguar taksa me shume se cfare mund te imagjinoje cilido shqiptare i viteve te sotme. Ajo qe une do te preferoja eshte qe ceshtja te kalonte ne nje nivel teknik dhe te mos merrte ngarkesa maksimale politike - sqaron Gazmend Oketa deputet prej dy mandatesh ne Kuvendin e Shqiperise.


Vlerat


Pavaresisht njohurive te kufizuara qe kam ne arkitekture por inxhinieri bashkepunon fort me arkitektin besoj se do te isha i pasinqerte dhe do te dilja kokulur perballe kolegeve te mi qofte arkitekte dhe qofte inxhiniere ne rast se do te thosha qe ai objekt nuk ka vlera arkitektonike dhe inxhinierike. Perkundrazi nga kendveshtrimi inxhinierik eshte nje zgjidhje teper elegante


Radikalizmi


Nese eshte per te hequr emrin apo simbolin e Enver Hoxhes une jam nga ata studente te cilet kam marre pjese ne greven e urise pikerisht per te hequr te gjitha simbolet e Enver Hoxhes qe kulmoi me rrezimin e tij. Keshtu per sa i takon figures se Enver Hoxhes une mund te jem me radikal se cfare mund te mendohet. Kundrejt figures se Enver Hoxhes jam i qarte ne qendrim.


eshtje teknike


Pavaresisht se ne ate periudhe thuhej qe ne jemi i vetmi shtet pa taksa por qytetaret shqiptare te para 90-es kane paguar taksa me shume se cfare mund te imagjinoje cilido shqiptar i viteve te sotme. Ajo qe une do te preferoja eshte qe ceshtja te kalonte ne nje nivel teknik dhe te mos merrte ngarkesa maksimale politike

Deputeti i PD-se komenton perplasjen me te fundit midis shumices dhe Topit

Ne marredhenien me Presidentin ka dicka qe sshkon


Marredheniet mazhorance - President nga pikepamja institucionale jane krejt normale ndersa nga pikepamja politike ka dicka qe nuk shkon. Ky eshte komenti i deputetit te Partise Demokratike Gazmend Oketa ne lidhje me marredhenien midis ketyre dy pushteteve.


Sipas tij marredheniet duhen analizuar si marredhenie institucionale dhe nese ne funksionimin e ketyre marredhenieve respektohet apo jo korniza ligjore. Pare nga ky kendveshtrim marredheniet jane krejt normale.


Domethene Presidenti eshte ne drejten e tij Kushtetuese per te sjelle ne Kuvend dekrete te ndryshme apo per te kthyer ligje te ndryshme. Mazhoranca eshte krejtesisht ne drejten e saj pare nga kendveshtrimi institucional per tu shprehur me vote pro apo kunder.


Pare ne planin politik besoj se ka dicka qe sado te perpiqem une te them te kunderten nuk shkon - tha dje Oketa. Ai theksoi se fakti i insistimit ne rrezimin e kandidaturave per Gjykaten e Larte per Gjykaten Kushtetuese fakti per krijimin e disa procedurave te cilat pavaresisht se tingellojne shume demokratike teper transparente i referohen procesit degjimor te degjimit te kandidateve. Deputeti i PD-se thote se sipas procesverbaleve pamjet e transmetuara ne media te lene vertete nje shije te hidhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›