E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kundër Mediut: Gërdeci, aksident njerëzor

Sipas akuzës, ngjarja në Gërdec ka ndodhur për arsye të gabimit njerëzor dhe nuk është një sapotazh, ashtu sikurse është deklaruar nga ish-ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu.

Materiali i prokurorisë është i përmbledhur në 140 faqe, ku theksohet se shpërthimi ndodhi si pasojë e kontaktit të shkëndijes nga saldimi i karrocës me barutin.

Ndërkohë, gjykatësit e kësaj çështjeje kanë hedhur poshtë 14 kërkesa të avokatëve mbrojtës për zhvillimin e seancave me dyer të mbyllura. Në këtë proces gjyqësor janë të akuzuar 29 persona, midis tyre edhe ish-ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu.

Midis të akuzuarve janë edhe Mihal Delijorgji, administratori i fabrikës së demontimit të municioneve që shpërtheu, Ylli Pinari, Dritan Minxoli, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha dhe ish-funksionarë të tjerë të lartë të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›