Prokuroria marrëveshje bashkëpunimi me komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale
TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama dhe Komisioneren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora Çabej nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy instituvioneve.
Zyra e shtypit e organit qëndror të akuzës, bëri të ditur e kjo marrëveshje ka si qëllim të sigurojë përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale gjatë ushtrimit të ndjekjes penale dhe përfaqësimit në gjyq nga ana e prokurorëve, si dhe do iu krijojë mundësi prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore të trajnohen në këtë fushë.
Nga ana e saj, Autoriteti i Komisionerit angazhohet t’i ofrojë asistencë Prokurorisë për hartimin e Rregullores së Brendshme “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe për akte të tjera nënligjore.
Gjithashtu, palët angazhohen për komunikim të vazhdueshëm dhe për këtë qëllim organi i prokurorisë do të caktojë një person kontakti, i cili do të komunikojë me Autoritetin e Komisionerit
(el.me/BalkanWeb)