Prokuroria mbyll hetimet për 21 Janarin, 4 në gjyq

Kështu, ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, do të gjykohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj. Prendi akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.
Gardiani Agim Llupo, me detyrë shef i shtabit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, duke e akuzuar atë për vrasjen e protestuesit tjetër Ziver Veizi. Aktualisht, Llupo është në qeli i akuzuar për këtë vepër penale. Gjithashtu, Prokuroria do të çojë në gjyq edhe Armando Kasajn, me detyrë specialist i “IT” në Këshillin e Ministrave, ndaj të cilit u ngrit akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ai akuzohet se ka fshehur pamjet e kamerave të kryeministrisë që filmuan më 21 janar të vitit të shkuar. Për këtë vepër do të gjykohet edhe ish-shoferi i kreut të Gardës, Margarit Kume, i cili dyshohet se ka fshehur pistoletën me të cilën Prendi ka qëlluar mbi protestuesit.
Hetimet në ngarkim të efektivave të Gardës së Republikës, shtetasve Dashamir Shehi, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku, Fatos Bushati, Aleksandër Deda, Agrom Malaj, Gazmen Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli, u pushuan në datën 20.04.2012. Hetimet vazhdojnë në lidhje me përcaktimin e autorësisë për vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e tre demonstruesve të quajtur Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa. Dosja e Prokurorisë shkon në Gjykatën e Tiranës për gjykim, e cila pritet të zgjedhë edhe trupin gjykues. /S.Ll/Start
2012-04-30 16:06