Protesta kundër përdhosjes së flamurit, pranë ambasadës maqedonase
Tiranë- Një ditë pas djegies së flamurit shqiptar nga ‘Organizata Kristiane’ tifozët Kuq e Zi do të zhvillojnë një protesët ditën e sotme pranë amabsadës maqedonase në Tiranë.
Në kundërpërgjigje ndaj rrahjes së nxënësve shqiptarë nga ana e sllavomaqedonasve dhe kundër te gjitha padrejtësive që po i bëhen shqiptarëve në atë shtet artificial. Për më tepër është obligim patriotik dhe kombëtar, për të reaguar, dhe për të treguar kush jemi ne, dhe për tu thënë që NE ishim këtu kur ata erdhën- thuhet në deklaratën për shtyp të tifozëve Kuq e Zi.
Persona të maskuar djegin flamurin shqiptar
Një video e publikuar në Youtube tregon se dy shtetas maqedonas kanë djegur flamurin shqiptar. Flamuri digjet nga dy persona të maskuar, të cilët i përkasin një oraganizate të quajtur Organizata Kristiane,dhe në fjalët e tyre kërkojnë zhdukjen e shqiptarëve myslimanë.
Pas tyre ndodhet një flamur i zi dhe me një kryq të bardhë në mes dhe personat bëjnë thirrje për bashkimin e krishterëve kundër shqiptarëve për zhdukjen e tyre. Videoja shoqërohet me titra në anglisht për të kuptuar mesazhin ndërkohë të dy personat e kanë zërin të kamufluar.
“Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse o musliman juve u ka ardhur fundi dhe fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”- thuhet në video.
No related posts.