Prokuroria ne ajer per vrasjen e biznesmenit vlonjat
Vlore- Shume pak persona jane marre deri tani ne pyetje, per te hedhur drite mbi shkaqet e ekzekutimit makaber te biznesmenit vlonjate Genci Habazaj. "Jemi ende ne ajer", jane shprehur nga prokuroria e Vlores, por po punohet ne shume pista. "Ende nuk kemi ngushtuar zonen e pistave me te mundshme dhe shkakun me te mundshem te hetimit", sqaruan burime nga kjo prokurori. Sipas grupit hetimor, ende nuk ka ardhur asnje analize nga laboratori i kriminalistikes ne Tirane. Po sipas tyre, duhen percaktuar sakte pistat e hetimit, seleksionimi i tyre ne baze te fakteve dhe provave dhe me pas thirrja e personave qe kane lidhje me pistat e ngritura, si ne Shqiperi ashtu dhe ne Itali. "Nese do te jete e nevojshme, nje grup hetuesish do te shkojne ne Itali, per te marre ne pyetje bashkepunetoret e Habazajt, personat e punesuar, miqte dhe shoket e tij ne Itali", thane burimet. Po sipas tyre, do te pyetet dhe ish-bashkeshortja e biznesmenit vlonjat.
Pas zbulimit te nje grope, disa metra larg vendit ku u gjet i vrare dhe i djegur trupi i pa jete i biznesmenit Genci Abazaj, grupi hetimor i prokurorise se Vlores ka shkuar ne vendngjarje per te pare nga afer gjithcka, si dhe per te percaktuar ne se gropa eshte hapur per te varrosur, trupin e 39-vjecarit. Gjithsesi ajo qe saktesohet eshte se autoret e vrasjes nuk kane mundur dot te finalizojne planin e groposjes, ndoshta per shkak te kalimit te ndonje banori apo bariu te zones. Megjithese nuk ka ende asnje person te shoqeruar ne polici per kete ngjarje, blute e Vlores jane te bindur se vrasja nuk eshte kryer nga nje person i vetem, por ne bashkepunim. Kete e verteton edhe skema e masakres, duke nisur qe nga momenti i zhdukjes se viktimes nga Vlora e deri ne momentin final te vrasjes dhe djegies se kufomes, ne fshatin Darezeze te Fierit, ne nje vend te pabanuar dhe te shkrete , 6 km larg rruges nacionale Vlore-Fier.
Gjithsesi vijon grumbullimi i informacionit mbi jeten e 39-vjecarit dhe priten analizat laboratorike nga Tirana, per te percaktuar me qarte armet qe jane perdorur ne krim dhe detaje te tjera te vrasjes.