E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga skela, vdes muratori

SARANDE- Nje punetor murator, ka humbur jeten aksidentalisht duke rene nga skela. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem, ne qytetin bregdetar te Sarandes, teksa muratori Agim Llapanji, banor i Ksamilit, ishte duke punuar tek nje pallat ne ndertim. Nje levizje e pakujdesshme e tij, i ka kushtuar jeten. Mesohet se muratori ka rene nga lartesia e katit te dyte te pallatit ne ndertim dhe menjehere pas aksidentit eshte derguar ne spitalin e Sarandes. Burime spitalore pohojne se i aksidentuari ishte pa ndjenja, kur kishte mberritur ne spital dhe kishte marre goditje te renda ne koke dhe trup. Pas ndihmes se pare ne spitalin e Sarandes, 41-vjecari eshte transportuar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane me ndihmen e nje helikopteri. Por edhe pas trajtimit te menjehershem nga mjeket e ketij spitali, i aksidentuari nuk ka mundur dot t'i shpetoje vdekjes. Muratori 41-vjecar Agim Llapanji lindur ne Korce dhe banor ne Ksamil, ishte baba i kater femijeve. Deshmitaret ne vendngjarje tregojne se Llapanji suvatonte muret e nje nje pallati, ne lagjen nr.1, ne hyrje te qytetit te Sarandes. Ne momentin e renies, 41-vjecari ishte duke suvatuar pikerisht muret e jashtme te nje pallati 5 katesh. Pasi kishte hipur ne skele ne katin e dyte, ai ka rreshqitur dhe ka rene ne toke. Burimet policore te Sarandes sqarojne se renia e 41 - vjecarit ka qene aksidentale edhe pse ne pallat kishte masa te sigurimit teknik dhe funksiononin edhe mjetet mbrojtese. Mesa duket fati i muratorit Agim Llapanji, ka qene i paracaktuar. Disa kohe me pare ai kishte rene edhe nje here tjeter nga skela, por fatmiresisht kishte shpetuar mrekullisht. Ndersa renia e djeshme ka rezultuar fatale per jeten e babait te 4 femijeve. Policia e Sarandes ka marre ne pyetje drejtuesit teknik te firmes, per te sqaruar rrethanat e aksidentit. Ky eshte rasti i dyte i aksidenteve ne pune me pasoje vdekjen, ne qytetin bregdetar te Sarandes.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›