Ambasadori i BE Ettore Sequi takon kryesocialistin Edi Rama

Përpjekjet e ndërkombëtarëve për të zgjidhur ngërcin vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vazhdojnë ende. Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, takoi sot kryesocialistin Rama, në një tentativë për të bindur që të plotësojë vendet e mbetura bosh të anëtarëve të opozitës në KQZ.
“Diskutuam dhe për çështjen e KQZ-së, mes çështjeve të tjera. Kam ndjekur dhe deklaratën e ambasadorit Arvizu dhe të shefes së OSBE/ODIHR-it dhe pozicioni ynë është i njohur. KQZ për të marrë vendime duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë. Meqë përmendet Arvizu ne takohemi herë pas here do takohemi dhe sot, dhe BE e SHBA ndajnë së bashku opinionet dhe vizionin e tyre”, vuri në dukje Sequi.