E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha shkarkon Arben Sefgjinin

Qeveria ka marre diten e djeshme vendimin per te shkarkuar nga detyra, drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini dhe per ta emeruar ne nje tjeter detyre me ulje, ne sektorin e tatimeve. Po dje qeveria me ane te nje vendimi qarkullues, miratoi emrin e Artur Papajanit si zevendesues te ish-drejtorit te Tatimeve, Arben Sefgjini. Drejtori i ri i Tatimeve, Papajani mbante edhe detyren e drejtorit te Tatimit mbi Vleren e Shtuar. Nje "rokade" e cila eshte bere ne menyren me te papritur, teksa mendohet se ish-kreu i Tatimeve kishte mbeshtetje te forte politike nga kryetari i qeverise.

Arsyet

Burimet prane Ministrise se Financave shpjegojne se, largimi i Arben Sefgjinit nga detyra ka ardhur per shkak te performances se dobet te tatimeve gjate vitit te kaluar. Divergjencat mes drejtuesve te larte te Ministrise se Financave dhe drejtuesit te Pergjithshem te Tatimeve moren permasa serioze, gjate analizes vjetore te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve ne fillim te ketij viti. Ishte zevendesministri i Financave, Florjan Mima, i cili e vleresoi negativisht punen e kesaj Drejtorie. Po keshtu numri dy i Financave e akuzoi ish-drejtorin e Tatimeve, Arben Sefgjini per arbitraritet ne administraten tatimore, duke e lidhur kete problem me menyren se si e drejtonte ai, kete sektor te rendesishem. Nisur nga keto rezultate, kreret e Ministrise se Financave, i kane propozuar Keshillit te Ministrave shkarkimin e Arben Sefgjinit dhe zevendesimin e tij me Artur Papajanin. Ky propozim, ka marre edhe miratimin e kryeministrit Berisha, duke marre edhe formen e prere, pasi eshte ne kompetence e kreut te qeverise qe te vendose emerimin apo shkarkimin e drejtuesve te ketyre institucione, sic eshte rasti i drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve.

Vendimi

Keshilli i Ministrave ka zgjedhur ta miratoje propozimin e Ministrise se Financave me ane te nje vendimi qarkullues, pa e njoftuar zyrtarisht shkarkimin e Sefgjinit nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve. Kjo, pasi burimet bejne te ditur se Arben Sefgjini pritet te emerohet ne nje tjeter detyre brenda sektorit te tatimeve, por normalisht pritet qe kjo detyre te jete me zbritje, per shkak te kritikave te ardhura nga perfaqesuesit e Ministrise se Financave. Nje vit me pare, Arben Sefgjini me vendim te Keshillit te Ministrave u emerua edhe drejtues i Pergjithshem i Tatimeve, pas shkarkimit te ish-drejtoreshes Gerta Picari. Pak dite me pare Keshilli i Ministrave, beri shkarkimin e nje tjeter kreu te nje sektori te rendesishem. Keshtu qeveria mori vendimin per shkarkimin e drejtorit te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Tunxh Vatnikaj. Si drejtor i ri i kesaj agjencie te rendesishme, nga ana e Keshillit te Ministrave u emerua Elvis Cefa. Sektori i pronave dhe tatimeve mund te konsiderohen si sektore te rendesishem, te cilat nuk kane pasur stabiliteti per sa i perket nderrimit te drejtuesve te tyre. Performanca e ketyre dy institucioeneve perben dhe gurin e themelit te kesaj qeverisjeje, ne realizimin e programit te saj dhe te premtimit te dhene, ne momentin e betimit te qeverise.

Pak dite me pare qeveria beri shkarkimin e nje tjeter kreu, te nje sektori te rendesishem. Keshtu qeveria mori vendimin per shkarkimin e drejtorit te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Tunxh Vatnikaj. Si drejtori i ri i kesaj agjencie te rendesishme u emerua nga qeveria, Elvis Cefa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›