E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria pushon hetimet për sheshin “Skënderbej”

22-02-2013 / Gazeta 55

Vendimi është kolegjial dhe nuk ka vepër penal

Prokuroria pushon hetimet ndaj zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar nga këshilltarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiake të kryeqytetit, për ndryshimin e projektit për rikonstruktimin e sheshit “Skënderbej”.
Sipas njësisë së task-forcës në prokurorin e Tiranës, veprimet kolegjiale të Këshillit Bashkiak nuk parashikohen si vepër penale, pasi ndryshimi i projektit është i përkohshëm. Kështu që nuk është evidentuar ndryshimi i destinacionit përfundimtar të këtij projektit të financuar nga qeveria kuvajtiane për ‘Rinovimin e Sheshit Skënderbej”. Çka është provuar nga ekspertiza e kryera se nuk kemi ndonjë dëm financiar të shkaktuar nga ky ndryshim i përkohshëm.
Në vendimin e pushimit, një theks të veçantë i është kushtuar edhe përgjegjësisë individuale të kreut të Bashkisë, z. Lulëzim Basha pasi sipas akuzës, në këtë rast nuk kemi të bëjmë me veprime individuale të kreut të institucionit por një vendim kolegjiale të anëtarëve të këshillit të Bashkisë. Veprime këto që nuk parashikohen si vepër penale. Ndryshe nga çfarë ka konkluduar prokuroria, kallëzuesit pretendojnë se nga faza e projektimit dhe në vijim të zbatimit të fazës së parë të projektit, janë investuar rreth 5 milionë euro të cilat tashmë janë varrosur poshtë betonit të hedhur për shtrimin e rrugës në sheshin “Skënderbej”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›