Vëzhgimi/Celula e Gramoz Ruçit në Fier dhe mbledhjet pa leje, si grup presioni për Edi Ramën

Numri dy i PS, Gramoz Ruçi ka ngritur një fraksion politike brenda Partisë Socialiste për të mbrojtur disa deputetë të shpallur si të padëshirueshëm në listën e kandidatëve për deputet.
Gramoz Ruçi së bashku me Ervin Koçin, Armando Subashin e Arben Ahmetajn ka pasur takime dje në qytetin e Fierit pa lejen e Edi Ramës.
Këta deputetë janë nën shënjestrën e Ramës për t’u hequr nga lista kandidatëve për deputetë të PS, si për shkak të apatisë së tyre në PS ashtu dhe mungesën e bashkëpunimit në përjashtimin e rivalëve politikës të Ramës.
Në pamje të parë takimi e tyre është përqendruar në privatizimin e “Alpetrol”, ndërsa në të vërtetë kjo dalje publike e këtij grupi veç sa formalizon një fraksion subversiv me në krye Gramoz Ruçin, i cili ka mësuar se Edi Ramës po i bëjnë presione të forta për përjashtimin e tij nga lista e deputetëve.
Erjon Veliaj e Endri Fuga kanë bërë sondazhe të brendshme për figurën e elektorale të Gramoz Ruçit dhe disa të tjerëve dhe rezultatet e kampionit kanë dalë se Ruçi është një figurë që “tremb” elektoratin gri për shkak se portretizon aparatçikun e regjimit komunist, që mbijeton në sajë të intrigave. Kreu i PS, Edi Rama është përpjekur t’i çojë fjalë Gramoz Ruçit që të konsiderojë mundësinë e tërheqjes nga politika më të mirë. Por Ruçi është prej atij soji politikanësh të rrahur me vaj e uthull, që ka kaluar plenume e mbledhje Sigurimi, i cili s’ka ndërmend të heqë dorë nga ndikimi i fortë që ka në bazën e partisë dhe një pjesë të nostalgjikëve komunistë.
Edi Rama është në pikë të hallit për sa i përket bërjes së listës së kandidatëve për deputetët të Partisë Socialiste, pasi i duhet të kënaqë grupe interesi e fraksioneve të forta të brendshme.