E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria pyet drejtorin e Inspektimit te Metrologjise

Task-Forca e prokurorisë thërret dhe merr në pyetje për mbi 2 orë Drejtorin e Inspektimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë Seladin Gjidija…
Me kërkesë të prokurorit Gjidija sqaroj inspektimin e kryer dhe përforcoj me detaje raportin që tashmë prokuroria e ka sekuestruar…Mësohet se drejtori I inspektimit I ka qëndruar besnik raportit përfundimtar të kontrollit të pikave të karburantit në qarkun e Tiranës…Ai ka shpjeguar të gjithë procedurat e kontrollit, konstatimet e shkeljeve dhe gjobat administrative që institucioni që ai drejton I ka vendosur pikave të karburantit që abuzonin me sasin e shitjes. Ndërkohë është shprehur se janë të gatshëm për çdo hetim të organit të akuzës…

Sipas prokurorisë, inspektorët e Metrologjisë kanë konstatuar në qarkun e kryeqytetit 3 pika të tregtimit të karburantit që abuzojnë me sasinë e shitjes. Dy nga këto biznes, mësohet se janë brenda unazës së vogël dhe një tjetër në perferi të kryeqytetit ku kompanitë mainpulonin pajisjet matëse të karburantit. Mësohet se njëra nga pikat e kontrolluara, janë konstatuar pompat me vula të dëmtuara, ndërsa dy të tjera, në rastet kur duhej të pomponin 50 litra karburant, kanë nxjerrë 350 gramë mangët.
Sipas Metrologjisë, me problem janë konstatuar edhe pika të karburantit në SHkodër, Durrës, Fier, Lezhë, në rrugën Bilisht – Korcë si dhe në rrugën Prrenjas – Pogradec, ku janë gjobitur nga drejtoria e inspektimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›