Nje baviere fiton bindshem
Unioni kristiano social i udhëhequr nga guvernatori Horst Sihofer, ka rimarrë mazhorancën absolute në Bavierë. CSU tashmë mund të rikthehet të qeverisë e vetme në zonën më të pasur të Gjermanisë, duke i ofruar aleates Angela Merkel një inkurajim në prag të zgjedhjeve legjislative të së dielës së arshshme.
Sipas exit poll-eve, CSU ka marrë 48.7% të preferencave, SPD 20.5% ndërsa FDP nuk ka arritur të kalojë as pragun e 5% duke u ndalur në 3.1%.
Socialdemokratët e kryebashkiakut popullor të Mynihut, Kristian Ude, janë përmirësuar lehtë duke krahasuar rezultatet e fundit em ato të 2008-ës, kur regjistruan një rekord negativ. Gjitëhsesi ëshët thërmuar ëndrra për ndryshimin e një qeverie me anë të koalicionit mes të gjelbërve dhe zgjedhësve të lirë.
Për tu theksuar është se vota rajonale frenon aleatin liberal të FDP-së. Një ndalesë e rëndë kjo në nivel federal. Tashmë gara drejt votës kombëtare është e gjitha në ngjitje. Me CDU-në e kancelares gjermane Angela Merkel që është gjithnjë e më optimiste