Tahiri takime me kryeprokurorin Llalla dhe kreun e SHISH Ajazi

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në dytë e dytë të detyrës është takuar me drejtorin e SHISH Visho Ajazi Lika. Takimi ka qenë me dyer të mbyllura në zyrën e ministrit, dhe nuk janë bërë të ditura detaje rreth bisedës. Nderkohe pasdite ministri Tahiraj ishte ne Prokurorine e Pergjithshme ku ka patur nje takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Biseda mes tyre eshte perqendruar tek situate e krimit ne vend dhe ndeshkueshmeria e tij. Një ditë më parë, ministri Tahiri thirri në një takim në zyrë, drejtorin e përgjithshëm të policisë Hysni Burgaj, për situatën e rëndë të rendit sipas tij dhe goditjen e kriminalitetit