E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti, SHISH informon Kuvendin

Kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror, Bahri Shaqiri, ka informuar dje ne Komisionin e Sigurise Kombetare ne lidhje me bilancin e punes se ketij sherbimi gjate vitit 2007. Duke qene se nje takim i tille ka qene i fiksuar, per shkak se ne kuader te informimit ne Kuvend te institucioneve Kushtetuese, kreu i SHISH do te mbaje dhe raportin vjetor per punen e kryer, Shaqiri nuk ka mundur te shmange interesimin dhe pyetjet e deputeteve te ketij komisioni, ne lidhje me tragjedine e Gerdecit, ku kane humbur jete 17 persona dhe plagosur mbi 300 te tjere. Deputetet e te gjithe kraheve te politikes kane qene te interesuar te dine ne lidhje me informacionin qe disponon SHISH ne lidhje me kete ngjarje dhe nepermjet kesaj te marrin vesh nese ka qene, sikurse thuhet, nje ngjarje e parapergatitur, ka qene nje ngjarje nga pakujdesia, apo nje shkelje flagrante e te gjitha rregullave dhe ligjeve, per te cilat SHISH ka autoritetin dhe detyrimin kushtetues te jete pjese e vjeljes se ketyre informacioneve. Por kreu i SHISH, Shaqiri, mesohet se eshte shmangur me elegance nga shpjegimet ne lidhje me kete tragjedi, duke kembengulur se ishte pergatitur dhe kishte shkuar ne Komisionin parlamentare te Sigurise Kombetare vetem per te informuar per raportin vjetor te sherbimit sekret per vitin 2007 dhe se nuk ishte pergatitur ne menyre te detajuar per te dhene te dhenat qe ai disponon ne lidhje me kete ngjarje te rende dhe qe ben pjese ne elementet e ngjarjeve qe cenojne rende sigurine kombetare. Por, nga ana tjeter, mesohet se kreu i SHISH parimisht e ka mohuar mundesine e nje akti sabotazhi, te pakten nga informacionet e deritanishme, duke u shprehur se megjithate po filtron te gjithe informacionin e ardhur deri ne keto momente ne zyrat e sherbimit sekret te mbledhura ne rruge te drejtperdrejte apo dhe ne rruge te terthorta. Gjithsesi, ai ka bere te ditur se vetem dy dite me vone, pikerisht diten e premte me 21 mars kreu i shtetit Bamir Topi do te mbledhe Keshillin e Sigurise Kombetare, ne te cilin do te jape tere informacionet e mundshme ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit dhe implikacioneve ne kete tragjedi. Por ai nuk ka mohuar faktin se ka qene ne komunikim te vazhdueshem me Kryeministrin Berisha per kete ngjarje. S.P

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›