E Diel, 1 Nëntor 2026

Kultura, Rama: Nuk mund të shihet më si aheng

Tryeza e PS

TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur sot tryezën për kulturën në kuadër të konsolidimit të programit të saj për një Rilindje Shqiptare. Në fjalën e tij, kreu i PS-së, Edi Rama kërkoi ndërrimin e qasjes së qeverisë ndaj sferës së kulturës dhe artit.

Ndryshimi, tha ai, vjen duke e vendosur kulturën në kontekstin evropian.

Të ndryshojmë duke u vendosur edhe në politikat kulturore në kontekstin evropian, në kontekstin e një vendi që është ne mes të Europës dhe nëpërmjet kulturës, aktiviteteve me qasje krijimtarinë artistike, si edhe kujdesin për gjithë trashëgiminë kulturore, mund të kthehet për integrimin shpirtëror, kulturor, të bashkësisë sonë në BE, si një bashkësi që e jeton kulturën evropiane edhe brenda Shqipërisë- tha Rama.

Sipas Ramës, Shqipëria një vend në përpjekje për të marrë statusin kandidat për në BE, nuk mund të jetë një vend ku qeveria e sheh kulturën, si aheng, apo si argëtim në kohën e lirë, por, sipas tij,  Shqipëria duhet bërë një vend ku kultura të shihet se shprehja më kuptimplotë e shpirtit evropian të shoqërisë, të vizionit evropian.

Rama kërkoi që grupi që do të punojë për detajimin e kësaj pjesë të programit, të ndërtojë një proces me sa më shumë pjesëmarrje dhe të bazohet sa më shumë në eksperiencat e deritanishme qoftë për të reflektuar, ose për të përfituar nga historitë e suksesit të njerëzve të kulturës dhe artit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›