Prokuroria sekuestron pronat e mafiozit Prudentino

TIRAN - Prokuroria e Vlores ka vendosur dje sekuestron mbi disa prej pronave te familjareve te bosit te mafias te arrestuar pak dite me pare ne Shqiperi Albino Prudentino. Sekuestrimet kane nisur ne Vlore me dy lokale si dhe ne Tirane ku eshte sekuestruar resorti Artur.
Burimet e prokurorise pohuan se te gjitha veprimet po kryhen ne baze te urdher
arrestit te leshuar nga Prokuroria Distretuale Antimafia e Leces per nje sere akuzash
si dhe pjesemarrje ne organizaten mafioze Sacra Corona Unita SCU. Sipas burimeve
zyrtare te organit qendror te akuzes prokuroria e Vlores ne kuader te procedimit penal per akuzen e pastrimit te parave ndaj shtetasit italian Prudentino ka vendosur sekuestrimin e dy lokaleve.
shte ekzekutuar pasditen e djeshme vendimi i prokurorise se Vlores duke u sekuestruar lokalin Gelateria Piaza Italia qe ndodhet pergjate rruges Skele - Uji i Ftohte ne Vlore. Gjithashtu eshte vendosur sekuestrimi i aktivitetit te zhvilluar ne resort Artur MUZA ne komunen Petrele pergjate rruges nacionale Tirane - Elbasan.
Ekzekutimin e vendimit te prokurorise se Vlores e kane kryer pasditen e djeshme dy oficeret e njesise se Task-Forces ne prokurorine e Tiranes mbi bazen e kompetences territoriale te
nderteses se sekuestruar - thuhet nga burimet e Prokurorise se Pergjithshme.
Nga ana tjeter Prokuroria e Krimeve te Renda ne kryeqytet ne zbatim te ligjit Antimafia ka filluar hetimin pasuror te pasurive te shtetasit italian Prudentinodhe te afermve te tij ne Shqiperi. Pervec hetimit pasuror ndaj Prudentinos sipas burimeve nga akuza konfirmohet
se hetimet jane shtrire edhe per pasurite e personave te tjere te cilet rezultojne te kene lidhje me keto biznese qe figurojne ne emer te te akuzuarit si pjesetar i grupit mafioz Sacra Corona Unita.
Ne hetim jane vendosur pronat e te gjithe familjareve te Prudentinos por edhe ato te
ortakeve te tyre ne Shqiperi. Nderkohe burimet e Shekulli-t prane Prokurorise se Pergjithshme shtuan se Task-Forca e prokurorise se Vlores dhe Prokuroria e Krimeve te Renda kane nisur
verifikimin e llogarive bankare ne emer te te arrestuarit italian dhe bashkepunetoreve
te bizneseve te tija. Jane nisur shkresa zyrtare ne te gjitha bankat e nivelit te dyte ne vend duke kerkuar evidentimin e llogarive bankare te te arrestuarit familjareve te tij dhe bizneseve qe figurojne te regjistruara ne emer te tij dhe bashkepunetoreve.
shte kerkuar nga te gjitha Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per pronat qe mund te kete i arrestuari apo pjesetaret e ngushte te familjes se tij si dhe verifikimi ne Qendren Kombetare te Regjistrimit per aktivitetet apo bizneset ku familjaret e te akuzuarit si pjesetar i grupit mafioz Sacra Corona Unita Albino
Prudentino jane aksionere apo pronare. Pritet qe ne ditet ne vazhdim sipas ketyre burimeve Task-Forca e Vlores te kerkoje sekuestrimin edhe te disa bizneseve te tjera ne Tirane Fier dhe Vlore ku mendohet se italiani Prudentino kishte bazat e aktivitetit te biznesit.