E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i PS ne Fier Tavo Prisni zhvillimet e diteve ne vazhdim

Tubimi Rama nuk komenton largimin e Tavos nga grupi i opozites

Nuk dua te beje komente te shpejta. Durim. Prisni zhvillimet e diteve ne vijim. Nuk me pelqejne komentet e teperta. Keshtu eshte shprehur kryetari i Partise Socialiste shqiptare Edi Rama pyetjes se nje simpatizanti fierak lidhur me largimin e deputetit Vangjel Tavo. Pasditen e se henes kreu socialist Edi Rama dhe deputetet e Qarkut te Fierit kane zhvilluar nje takim ne Fier. Pas nje fjalimi te shkurter gjate se cilit Rama ka shprehur vendosmerine e PSSH-se per transparencen e zgjedhjeve te qershorit te 2009 ai u eshte pergjigjur pyetjeve. Ne qender te tyre kane qene jo vetem hapat e mevonshem qe do ndjeke PS-ja por edhe reagimet e saj lidhur me zhvillimet politike brenda kampit opozitar si dhe ato te mazhorances. Ose qeveria do te jete e gjunjezuar para Kushtetutes dhe kerkeses se opozitareve ose do te kete nje transparence te plote per ate qe ndodhi me votat e shqiptareve ka thene Edi Rama. Nje nga pyetjet e bera per panelin e drejtueseve te PS-se ka qene edhe roli i kesaj partie ne zbardhjen e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi. Pyetja eshte depozituar nga i vellai i deputetit i cili se bashku me dhjetera simpatizante e ka marre pergjigjen nga kreu i asamblese se PS-se njekohesisht kreu i deputeteve te Qarkut Fier Gramoz Ruci. Ky i fundit ka thene se ata qe dine per kete vrasje heshtin. Ne e kemi cuar kete ceshtje edhe ne Parlament dhe jemi te vendosur per te kerkuar zbardhjen e saj te te gjitha organizmat shqiptare dhe nderkombetare ka thene Gramoz Ruci. Pas pergjigjes vellai i deputetit ka dale nga salla ndersa pyetja e radhes ka qene lidhur me kandidaturen e Partise socialiste per Bashkine e Fierit dhe per te gjitha njesite e qeverisjes vendore qe drejtohen nga socialistet. Kreu socialist i eshte shmangur nje pergjigjeje direkte duke nenvizuar faktin se emrat jane dytesore ne raport me transparencen e zgjedhjeve te shkuara parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›