E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Pasurite e zyrtareve gati te miratojme ndryshimet qe kerkon ILDKP

Ne grupin e PD-se Kryeministri thekson se do ti ndihmoje institucionet te zbardhin te vertetat

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka zbutur tonet ndaj opozites dhe ka kerkuar nga Prokuroria dhe ILDKP-ja te hetojne akuzat e te gjitha paleve per korrupsion. Ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se Berisha ftoi te gjitha institucionet hetimore te vendit qe te benin transparence per te gjitha akuzat qe prej dy muajsh po hidhen nga foltoret partiake. Duke folur ne emer te mazhorances Kryeministri theksoi se institucionet kompetente duhet te benin transparence larg cdo ngjyre partiake. Une ne emer te mazhorances dua te ftoj Prokurorine e Pergjithshme Inspektoratin e Larte te Kontrollit te Deklarimit te Pasurive Drejtorine e Luftes Kunder Krimit te Organizuar dhe Drejtorine e Luftes Kunder Pastrimit te Parave qe te hetojne me paanesi te plote cdo akuze te bere deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara deputeteve te grupit parlamentar demokrat. Por kreu i qeverise theksoi se brenda ketyre akuzave kishte afera shume te medha ashtu sic kishte edhe akuza te cilat beheshin pa asnje lloj baze. Por sipas Berishes me shume rendesi se kjo kishte fakti qe mazhoranca qeverisese kishte predispoziten e plote per mbeshtetur cdo hetim te cilesdo natyre te tyre jashte cdo lloj imuniteti. Nga ana tjeter per nje pune sa me te mire te institucioneve hetimore Berisha theksoi se ishte e udhes qe te beheshin edhe ndryshime ligjore ne menyre qe procesi i transparences te ishte sa me i plote. Inspektorati i Larte i Deklarimitdhe Kontrollit te Pasurive nese konsideron te nevojshme disa ndryshime ligjore ne emer te nje mundesie me te mire te vertetimit dhe verifikimit te gjerave garantoj se kjo shumice eshte e gatshme ti konsideroje ne menyre me serioze propozimet e tij dhe cilitdo tjeter qe i sherbejne premtoi Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Sipas tij Shqiperia ishte nje vend serioz dhe gjithcka analizohej ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e vendit. Pak kohe me pare kreu i qeverise foli ne lidhje me nevojen e disa ndryshimeve ligjore ne lidhje me ligjin per deklarimin dhe kontrollin e pasurive i cili ti detyronte zyrtaret e larte qe te benin kontrollin e pasurive edhe per personat qe ata bashkejetonin. Kjo deklarate erdhi pas akuzave qe beri opozita ndaj deputetes se Partise Demokratike Albana Vokshi ne lidhje me mosdeklarimin e pasurise se personit qe ajo bashkejetonte. Ne kete rast kreu i qeverise Berisha dhe vete deputetja demokrate theksuan se ligji aktual i deklarimit dhe kontrollit te pasurive nuk parashikon qe pasuria e personit qe bashkejeton nje funksionar te deklarohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›