Felaj Bregu nuk deklaroi 600 mije euro pasuri te patundshme
Pas akuzave per lidhjen me mafien italiane Partia Socialiste ka hedhur dje ne skene nje denoncim te ri publik qe ka te beje me zoterimin prej ministres se Integrimit Majlinda Bregu te disa apartamenteve. Sipas deputetes socialiste Ermonela Felaj vlera e tyre arrin ne shifren e 600000 eurove nese si cmim perllogaritjeje do te perdoret ai i references se percaktuar nga qeveria aktuale. Zonja Bregu eshte pronare e tri apartamenteve ne qender te Tiranes saktesisht te dy apartamenteve 3-1 dhe te nje tjeter apartamenti 2-1. Te gjitha keto apartamente nese shiten sipas cmimit te references pra cmimit minimal qe perdoret ne rast shitjeje prej 1700 dollaresh per meter katror cmim ky i miratuar nga vete qeveria ku ben pjese zonja Bregu ne daten 3 shkurt 2010 ne udhezimin Per miratimin e kostos mesatare te banesave kapin minimalisht vleren e rreth 600000 eurove. 600 000 euro Ku i gjeti zonja Bregu keto para Nga e kane burimin keto para A ka ndonje lidhje mes ketyre parave dhe lidhjeve te perfolura te zonjes Bregu me mafien italiane deklaroi Felaj.
Bregu reagon nepermjet zedhenesesAkuzave te Partise Socialiste ministrja e Integrimit Majlinda Bregu u eshte pergjigjur dje permes zedheneses se vet per shtyp. Ajo ka akuzuar kreun socialist Edi Rama per korrupsion duke hedhur poshte si te paverteta deklarimet e bera ne adrese te saj. Perseris me ane te kesaj deklarate se ministrja Bregu nuk ka as edhe nje meter katror shtepi me shume nga cka deklaruar ne deklaraten e pasurise nder vite dhe per kete ajo mban pergjegjesi ligjore thuhet ne deklaraten e zedheneses per shtyp te ministres se Integrimit.