Gjykata, 2 vjet e 8 muaj burg për Taulant Çefën
18/12/2008 Akuza, fshehje e kufomës së shokut të tij
SHKODER- Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka dhënë vendimin përfundimtar dhe ka ndryshuar cilësimin e veprës penale në ngarkim të shtetasit Taulant Çefa në lidhje me veprën penale të vrasjes për të cilën akuzohej. Kjo gjykatë ka ndryshuar akuzën e vrasjes penale nga vrasje në asgjësim në fshehje të kufomës duke dhënë vendimin ndaj të pandehurit, shtetasit Taulant Çefa me 4 vjet burg. Duke u gjykuar me gjykim të shkurtuar për vrasjen e shtetasit Florian Ndoja, shtetasi Çefa është dënuar me dy vjet e 8 muaj burg, pasi është liruar nga vrasja e shtetasit Ndoja, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2000 në Angli. Shtetasi Taulant Çefa akuzohej për vrasjen e shtetasit Ndoja nga Prokuroria e Shkodrës dhe ajo e Londrës ku ndodhi ngjarja. Pretendimet e akuzës shqiptare dhe londineze bazoheshin nga prova shkencore ishin për deklarimin fajtor të Taulant Çefës për veprën penale të vrasjes dhe dënimin me 15 vjet burg të tij. Gjykata para se të marrë vendimin përfundimtar ka vendosur ndryshimin e cilësimit të veprës nga neni 76 i Kodit Penal për vrasje në nenin 303 për fshehje ose asgjësim të kufomës. Gjykata i ka quajtur të pamjaftueshme provat e sjella, duke e liruar nga akuza e vrasjes dhe duke e akuzuar vetëm të vëllanë Pjerin Çefa për vrasjen e shtetasit Ndoja në Angli. Nga deklarimi i Taulant Çefës që i ishte dhënë si Prokurorisë së mbrojtjes ashtu edhe gjykatës, i pandehuri ka mohuar se ka qenë i pranishëm gjatë kryerjes së krimit. Ai ka sqaruar se kur kishte shkuar në shtëpi e kishte gjetur të vrarë shtetasin Florian Ndoja, pranë derës së shtëpisë.