E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Prokuroria te hetoje Jalen"

Levizja Socialiste per Integrim ka denoncuar serish dje skandalin e pronave ne Jale. Sipas Petrit Vasilit, sekretar i Pergjithshem ne LSI, Banka Boterore ne komunikimin e saj zyrtar, pa medyshje ben te qarte per cdo shqiptar, se mashtrimi shteteror lidhur me shkaterrimin e prones ne Jale, ka qene shume i madh. "Eshte e qarte tashme per cdo shqiptar, se ka qene koordinatori Malltezi, dhenderi i Sali Berishes, pikerisht ai qe ne Mars te 2007 ka kerkuar prishjet e pronave te banoreve te Jales dhe kjo eshte dokumentuar shkreserisht, si dhe po ai ka vene ne dispozicion dhe fotografimet ajrore per te kryer shkaterrimin e pronave te banoreve te Jales"-theksoi Vasili per mediat. "LSI kerkon qe Berisha dhe ministrat e tij te japin menjehere doreheqjen, sepse te gjithe se bashku kane genjyer publikisht perpara Parlamentit dhe popullit shqiptar, lidhur me problemin e prishjeve duke thene se nuk dinin gje dhe duke ia ngarkuar pergjegjesine Bankes Boterore". Ai i ka kerkuar Prokurorise se Pergjithshme, te zbardhe te verteten lidhur me kete shperdorim skandaloz dhe te pashembullt me detyren, nga ana e kryeministri dhe ministrave e tij. Nje hetim, i cili sipas tij eshte i nevojshem per te zbardhur kete megaskandal, me pronat e shqiptareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›