Prokuroria të zbardhë çështjen e truallit në qendër
Për më shumë se katër ditë, qeveria dhe bashkia hedhin dhe presin mes tyre deklarata e akuza për sa u takon kompetencave. Trualli në qendër të kryeqytetit, mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, vazhdon të jetë "molla e sherrit". Bashkia e Tiranës nuk ka gjetur paqe. Edhe dje ka kërkuar që të nisë kallëzim penal për shtetarët që shkelën ligjin, duke penguar punën e inspektorit në detyrë, i cili u ndalua nga Policia e Shtetit mbrëmjen e së premtes.
"Jam këtu përpara jush sot, për t‘iu përgjigjur baltës së hedhur këto dy ditë nga ana e ministrive të Punëve Publike dhe asaj të Brendshme, mbi konfliktin antiligjor të krijuar nga ana e tyre. Bashkia e Tiranës, në mënyrë të vazhdueshme do t‘i përgjigjet baltës së politikës vetëm me të vërtetën e mbështetur në prova dhe fakte", sqaroi administratori i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli. Ministria e Punëve Publike deklaroi se prona është publike. Sipas Agollit, pronësia e truallit rrezikon të ketë pronar Komunitetin Mysliman dhe bashkëpronarët e familjes Kika.
"Ministria deklaroi se qeveria ia paska shtetëzuar pronën Komunitetit Mysliman para 10 ditësh, por nuk na tha nëse ia ka shtetëzuar pronën dhe familjes Kika", deklaroi Agolli.
Sipas tij, Bashkia e Tiranës i bën thirrje publikisht prokurorisë, të hetojë me precedencë kallëzimin e bërë nga ana e saj, për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë ata shtetarë që, në shkelje të ligjit, penguan inspektoratin ndërtimor dhe urbanistik të kryejë funksionet e tij në bazë të ligjit dhe arrestuan inspektorin e lartë në krye të detyrës".
"Ministria deklaroi se bashkia reagon pasi është e lidhur me grupe të errëta. Bashkia i kërkon ministrisë të deklarojë se kush nga pronarët, Komuniteti Mysliman, apo familja Kika, apo kush nga ndërtuesit, kompania ‘Edil-al‘ apo kompania ‘Fati‘, janë grupe të errëta?!", përfundoi dje Agolli.
L.Mixha