E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria zbardh aktet qe do coje ne Kuvend

Prokuroria e Pergjithshme ka nisur dje mbledhjen e dokumenteve shtese, qe kerkon Kuvendi per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes dhe deputetit Fatmir Mediu. Burime nga prokuroria bene te ditur se ne aktet qe jane kerkuar do te jene ato te dates 28 dhjetor te viti 2006, ne te cilen eshte paraqitur oferta e SAC, nderkohe po per ate date prokuroria ka ne dispozicion aktin e krijimit te shoqerise "Alba Demil", me ortake perfaqesuesin e kompanise SAC, Patric Henry III dhe te pandehurin Mihal Delijorgji. Nga ana tjeter pervec ketyre kontratave prokuroria do te dergoje projekt-vendimin e Keshillit te Ministrave me titull "Per proceduren e cmontimit, cmilitarizimit dhe tjetersimit te nje sasie municionesh te Forcave te Armatosura (FA), te dala nga armatimi e perdorimi me shoqerine amerikane SAC", te dates 12 shkurt 2007. Nje pjese tjeter e dokumenteve do te jene deshmite e gjeneraleve te Shtabit te Pergjithshem dhe kreut te tij, Luan Hoxha, ku hiqen pergjegjesite per tragjedine e Gerdecit me 15 mars dhe thuhet se jane shmangur nga ish-ministri Mediu dhe nuk kane pasur kompetenca. Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi, dy jave me pare, se i kishte derguar Kuvendit kerkesen per heqjen e imunitetit te Mediut me qellim marrjen nen hetim per vepren e "shperdorimit te detyres", ndersa ish-ministri mohoi akuzat, duke e quajtur vendimin te nxituar.

R.Caushaj

Mediu akuzoi Shtabin e Pergjithshem

Dy dite me pare ne Prokurorine e Pergjithshme mberriti kerkesa e Kuvendit per materiale shtese qe shoqeronin kerkesen per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ky i fundit akuzoi Shtabin e Pergjithshem per perzgjedhjen e Gerdecit per demontim dhe se kishte pergjegjesi e duhej hetuar nga prokuroria.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›