E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetevaret 23-vjecarja, mister motivet

BERAT - Nje 23-vjecare nga Ura Vajgurore i ka dhene fund jetes mesditen e djeshme, duke u vetevarur ne kasollen e baneses se saj. Migena Vrani, banore e lagjes Guri i Bardhe, ne Uren Vajgurore, u gjet e varur rreth ores 14:00 ne kasollen e baneses se saj. Gruaja, nene e nje femije, mesohet te kete shfrytezuar castin qe ne banese nuk ndodheshin familjaret dhe ka vendosur t'i jape fund jetes. Ajo kish perdorur nje carcafe, te cilin e kishte lidhur ne dritaren e kasolles dhe ishte varur ne te. Cdo perpjekje e familjareve per ti dhene ndihmen e pare ka qene e kote, pasi 23- vjecarja kishte nderruar jete. Policia tha se nisi hetimet per te mesuar shkaqet qe kane cuar gruan drejt ketij akti.

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›