Grindet me burrin, tenton veteflijimin
FIER - Nje 42-vjecare, banore e fshatit Ferme-Clirim e rrethit te Fierit eshte gjetur ne mes te rruges ne aksin rrugor Fier-Seman ne gjendje kritike per jeten, nderkohe qe ne doren e majte mbante ende te shtrenguar nje qese brenda se ciles ndodheshin pesticide per ngordhje minjsh. Mjeku toksikolog i spitalit rajonal Fier, Kilo Stoja, ka pohuar per "Koha Jone" se gjendja shendetesore e pacientes A. Maloku tashme eshte drejt permiresimit. Gruaja ishte gjetur nga disa kalimtare, qe kane njoftuar uniformat blu. Bashkeshorti i saj i ka treguar policise se gjithcka ka ndodhur pas grindjes ndermjet tyre, por ai nuk e kishte menduar se gruaja e tij do te arrinte deri ne kete pike.
Xh.B
Xh.B