Ngacmoi dy te mitur seksualisht, ndalohet dhe lirohet
Tirane- Nje 16-vjecar eshte ndaluar nga policia dy dite me pare si i dyshuar per ngacmime seksuale me te mitur. Ngjarja ka ndodhur ne fillimjave prane Institutit Bujqesor te Kamzes, kurse denoncimi ne komisariatin nr. 3 te Tiranes eshte bere nga prindrit e femijeve 7 dhe 4 vjec. Menjehere uniformat blu kane bere shoqerimin dhe me pas ndalimin e D. N., banues ne kete zone, nderkohe qe u akuzua per ngacmime seksuale dhe homoseksuale ndaj te miturve, akuze qe ai nuk e ka pranuar. Gjate kryerjes se hetimeve, prokuroria vendosi nje dite me vone te lironte 16-vjecarin pasi ndaj tij nuk ekzistonin prova te mjaftueshme, duke e lene ne hetim ne gjendje te lire deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes. Burime zyrtare thane se femijet kane pretenduar se adoleshenti i ka ngacmuar seksualisht duke kryer veprime te turpshme. Policia tha se behet fjale per nje djale e nje vajze, te aferm me njeri tjetrin qe kane rene prehe e sulmit te 16-vjecarit. Por per organin e akuzes provat nuk kane qene bindese, ndaj ka urdheruar lirimin e menjehershem.